Sezoni veror ka shtuar vëmendjen edhe për turizmin kulturor në Lezhë, ku numri i vizitorëve është rritur me 15%.

Interesi më i lartë është për Memorialin e Gjergj Kastriotit, por pa lënë pas edhe Muzeun Etnografik dhe atë Arkeologjik, i cili është hapur së fundmi pranë Kalasë Mesjetare të qytetit të Lezhës.

Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi, thotë se, krahas shqiptarëve të Kosovës, sitet kulturore po vizitohen edhe nga shumë turistë të huaj.

"Në krahasim me vitin e kaluar, kemi një rritje deri në 15%. Objekti kryesor që merr vënendje ëhtë memorialin e Gjergj Kastriotit. Turistët që dominojnë janë ata nga Amerika. Atraksioni më që po merr vëmenfje është ‘Muzeu arkeologjik i Lezhës’. Në total numri i vitzitorëve ka shkuar në rreth 25 mijë”, tha Paulin Zefi.

Sipas të dhënave zyrtare, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, sitet kulturore në Lezhë janë vizituar nga 25 mijë persona, ku mbi 15 mijë prej tyre kanë vizituar vetëm Memorialin e Gjergj Kastriotit. Ndërkohë, numri i vizitorëve pritet të arrije pikun nga 15 korriku, deri ne fund te muajit gusht.