.jpeg)
Rritet me 6 të tjerë numri i të infektuarve në tragetin ‘Diamond Princess’, 136 numri total i të prekurve nga koronavirusi
Numri i pasagjerëve të infektuar nga koronavirusi në bordin e tragetit ‘Diamond Princess’, i cili është në karantinë në portin e Yokohama, në Japoni, është rritur në 136.

Kompania e transportit detar ka konfirmuar edhe për 6 raste të reja duke e çuar në 66 numrin e të identifikuarve sot nga koronavirusi I ri kinez.
Në target çdo person është i pajisur me termometër dhe teston temperaturën e trupit çdo 4 orë.
Sipas urdhërit, ai duhet të informojë ekipin mjekësor në momentin e pare që konstaton se temperatura e trupit tejkalon 37.5 gradë.

Lajmi kryesor:
Bilanc lufte në Kinë ai i epidemisë prej koronavirusit, 910 viktima, rastet e të infektuarve tejkalojnë shifrën 40,000 (VIDEO)









