TIRANË - Eksportet e bimëve medicinale kanë shënuar rritje të konsiderueshme gjatë vitit 2014 krahasuar me një vit më parë.
Sipas të dhënave nga dikasteri i Bujqësisë, ecuria pozitive e këtij sektori vazhdon të konfirmojë trendin e suksesit në këtë biznes duke i vënë eksportet e bimëve medicinale në krye të eksporteve bujqësore.
Kështu për periudhën janar-dhjetor 2014, eksporti i bimëve aromatiko-mjekësore ka arritur në rreth 11.600 ton nga 11.200 ton që ishin në vitin 2013, me vlerë respektivisht 3.5 miliardë lekë nga 3.3 miliardë në 2013.
Eksportet e këtij biznesi shkojnë kryesisht në tregjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendet e Evropës etj. Kultivuesit kryesorë të bimëve medicinale janë në Qarkun e Shkodrës, ku janë të punësuar edhe një numër i lartë banorësh që merren me prodhimin, grumbullimin, tharjen e përpunimin e tyre. Kjo industri prej vitesh ka ecur me hapa pozitivë, duke luajtur edhe një rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike të vendit. /ATSH/
/Shqiptarja.com