Rritet numri i aksidenteve rrugore
1994 të tilla për vitin 2012

Rritet numri i aksidenteve rrugore<br />1994 të tilla për vitin 2012
Tiranë - Çdo ditë e më tepër rritet numri i aksidenteve rrugore, ku sidomos stina e verës njeh kulmin e saj. Sipas të dhënave nga Policisë Rrugore për vitit 2012 kanë ndodhur 1994 aksidente ku vetëm në gjashtë mujorin e parë kemi 1 mijë aksidente në të cilat janë përfshirë 1275 persona, për pasojë kemi 187 të vdekur dhe 1088 të plagosur e të lënduar.

Sipas specialistit të Institutit të Shëndetit Publik Boris Miska, shkaqet e aksidenteve janë të shumta duke filluar që nga infrastruktuar e rrugeve apo edhe mungesa e sinjalistikës. Ata bëjnë thirrje për më shumë vëmëndje nga drejtuesit e automjeteve për të shmangur këtë femonen në rritje. 

“Gjatë stinës së verës vërehet një shtim, një fluks në rritje i numrit të mjeteve në rrugë. Kemi rritje të shpejtësisë, kemi rritje të temperaturave. Për këto arsye ndodhin edhe më shumë aksidente në rrugët tona.
 
Ata që nisen në një destinacion turistik të tregohen të kujdesshëm edhe për sistemimin dhe për rregullat që duhet të zbatojnë gjatë udhëtimit. Që nga vendosja e njerëzve deri te mbajtja e rripit të sigurisë, sistemimi i fëmijëve në vendet e caktuara mbrapa , kontrolli që duhet të bëjnë mjetet, mospërdorimi i alkoolit dhe të jenë të kujdesshëm në shpejtësi gjatë udhëtimit.
 
Ka dëmtime të rrugëve, ka ngushtime në sgmente të caktuara dhe për këtë arsye ndodhin acarime tek njerëzit. Duan të shkojnë diku shpejt, të bëhen më agresivë, bëhen të padurueshëm dhe ndodhin aksidente”, u prenoncua për A1 Report Miska.

Sipas specialisit Miska, një ndër shkaqet e tjera që çon nërritjen e numrit të aksidentve, është edhe ardhja e emigrantëve në periudhën e verës, të cilët përballen me një infrastrukturë dhe sinjalistike ndryshe nga vendet ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)