Rritet numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Kosovë, 781 raste dhe 17 humbën jetën në 24 orët e fundit

Rritet numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Kosovë, 781 raste dhe 17 humbën jetën në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Në Kosovë rritet sërish numri i viktimave nga COVID-19. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me virusi 781 persona dhe janë raportuar 17 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave është rritur, pasi janë regjistruar 705 raste të reja dhe 10 persona humbën jetën.

Numri i pacienteve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 764  gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 243 raste, Ferizaj 76 raste, Gjilan 68 raste, Gjakovë 60 raste, Mitrovicë 44 raste, Pejë 40 raste, Fushë-Kosovë 38 raste, Podujevë 37 raste, Vushtrri 26 raste, Prizren 25 raste, Obiliq 17 raste, Kamenicë 15 raste, Klinë 13 raste, Deçan 12 raste, Suharekë 12 raste, Rahovec 9 raste, Drenas 7 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 6 raste, Lipjan 4 raste, Shtime 4 raste, Viti 4 raste, Graçanicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Junik 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kllokot dhe Novobërdë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (52, 41 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 79 vjeç), Prizren 2 raste (70, 83 vjeç), Suharekë 2 raste (77, 78 vjeç), Drenas 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (86 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Lipjan 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (21 vjeç), Viti 1 rast (69 vjeç), Vushtrri 1 rast (65 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar 84.498, ndërkohë që ai i viktimave është 1.803 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë., duke përfshirë edhe përditësimet e ditës s sotme.

Kosova është i vetmi vend në rajon, në të cilin nuk ka mbërritur ende asnjë dozë, megjithatë pas premtimit të kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar heronjtë të cilët prej më shumë se një viti po përballen me COVID-19, në qytetin e Kukësit janë vaksinuar 500 mjekë nga Kosova.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja