Rritet numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë, 327 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orët e fundit

Rritet numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë, 327 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Rritet numri i infektimeve nga COVID-19. Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 327 persona dhe janë raportuar 5 humbje jete.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka pësuar një rritje ndërsa ai i viktimave një ulje.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin është gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 62 raste, Podujevë 32 raste, Mitrovicë 31 raste, Pejë 21 raste, Gjilan 18 raste, Gjakovë 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Prizren 15 raste, Ferizaj 14 raste, Drenas 13 raste, Klinë 13 raste, Vushtrri 12 raste, Skenderaj 8 raste, Leposaviq 7 raste, Deçan 6 raste, Malishevë 6 raste, Istog 5 raste, Kamenicë 5 raste, Viti 5 raste, Graçanicë 4 raste, Lipjan 4 raste, Obiliq 4 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 2 raste, Zubin-Potok 2 raste dhe komuna Dragash 1 rast.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Malishevë 1 rast (57 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Vushtrri 1 rast (82 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar 104.717 , ndërkohë që ai i viktimave është 2.153 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Kosova ishte vendi i fundit i rajonit në të cilin procesi i vaksinimit ende nuk kishte filluar, por gjithçka ka ndryshuar më 28 mars kur mbërritën 24 mijë dozat e para të AstraZeneca.

Pa humbur kohë një ditë më vonë ka nisur procesi i vaksinimit në vend, ku prioritet ishin mjekët dhe infermierët të cilët prej kohësh janë në vijën e parë në “luftën” me COVID-19.

Megjithatë ne vend pritet të mbërrijnë edhe 76 mijë e 800 doza të tjera të AstraZeneca, pjesë e 100 mijë e 800 dozave të premtuara nga COVAX.

Edhe ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovë, Zemja ka njoftuar se tashmë Kosova ka blerë edhe një sasi të konsiderueshme të vaksinave anti-COVID, Pfizer.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura