Rritet numri i të prekurve nga gripi/ Mjekja Tatjana Nela: Fëmijët më të prekurit

Ndonëse nuk jemi në prag epidemie, çdo javë në vendin tonë raportohen 16 mijë persona të prekur nga infeksionet respiratore të sipërme. Mjekja infeksioniste Tatjana Nela për Report Tv tregon se më të prekur nga virozat gripale janë fëmijët, ndërsa shton se nuk kanë munguar as rastet e rënda. 

 Në poliklinikën tonë kemi shtim të rasteve me grip.Kemi bërë 30-40 vizita në ditë. Fëmijët janë paraqitur me temperaturë, me kollë, me të vjella me heqje barku. Kemi pasur disa raste dhe më të rënda, kemi bërë dhe serume në ambulancë.

Mjekja Tatjana Nela


Mjekja Tatjana Nela thotë se ekziston rreziku që rastet e të prekurve me virozën e gripit të shtohen dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që fillimisht t’u drejtohen qendrave shëndetësore më të afërta. 


 “Ka rrezik të shtohet numri i të prekurve nga gripi duke qenë se rastet shtohen dita ditës. U bëj thirrje prindërve të sjellin fëmijët pranë qendrave shëndetësore fillimisht për të shmangur fluksin në QSUT”, shprehet mjekja .

Ndonëse në vendin tonë fatmirësisht nuk janë shënuar viktima, në vendet fqinje pasojat kanë qenë më të renda. Në të gjithë rajonin mësohet se kanë humbur jetën 72 persona për shkak të gripit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë