Papunësia në Eurozonë ka arritur një nivel rekord prej 12.2 % sipas shifrave zyrtare. Sipas këtyre të dhënave janë edhe 95 mijë njerëz të tjerë të cilët kanë mbetur pa punë në këtë periudhë në 17 vende që përdorin Euron, gjë që ka çuar numrin e përgjithshëm të të papunëve në 19.38 milionë.
Si Greqia dhe Spanja kanë normat e papunësisë mbi 25% ndërsa shkalla më e ulët e të papunëve rezulton në Austri me 4.9%. Zyra Statistikat e Komisionit Europian, Eurostat, tha se Gjermania kishte një normë papunësie prej 5.4%, ndërsa e Luksemburgut ishte 5.6%.
Ndërsa në Francë, ekonomia e dytë më e madhe e Evropës, numri i të papunëve u rrit në një rekord të ri në muajin prill. Ndërkohë papunësia e të rinjve mbetet një shqetësim i veçantë.
Në prill, 3,6 milionë njerëz të moshës nën 25 vjecc rezultojnë të papunë në Eurozonë ku shifrat nga qeveria italiane tregojnë se 40.5% e të rinjve janë të papunë.
Më pare gjatë kësaj javë, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim parashikoi se ekonomia e eurozonës do të tkurret me 0.6% këtë vit.Sipas disa analistëve të ekonomisë, Eurozona ka nevojë për rritje ekonomike prej rreth 1.5% për të krijuar vende pune.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com