TIRANË – Që prej muajit korrik të këtij viti disa prej emrave të njohur të artit e kulturës në Shqipëri do tu rritet pensioni. Qeveria ka vendosur sot të miratojë aktet ligjore për për “Dhënie shtesë pensioni të posaçëm shtetëror”, disa prej personaliteteve të artit,kulturës dhe të historiografisë e shkencës shqiptare. Ndër emrat që përfitojnë nga vendimi i kësaj të mërkure janë: znj Vllasova Musta, z. Pandeli Çina, z. Vasfi Baruti, Z. Ermir Krantja, znj. Zyliha Miloti, Z. Vladimir Prifti, Z. Sherif Delvina, z. Guiliem Radoja, z. Koço Kosta, z. Tomorr Aliko, z. Lorenc Vorfi, z. Beqir Ajazi, z. Kiço Negovani, znj. Vera Grabocka, z. Zef Shoshi
“Ky vendim mbështete në nenin 5 , të ligjit ‘për sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Vendimi për pensionet e posaçme hyn në fuqi në muajin korrik 2012”, thuhet në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.

(aq/shqiptarje.com)