Mësohet se kandidatura e Halës është propozuar nga shoqata e arbitrave. Ai mbahet mend në ambientet sportive si gjyqtar që hoqi dorë nga profesioni i tij për shkak të racizmit. Hala ka qenë gjyqtar prej 6 vitesh në Itali, ku ka arbitruar kryesisht në kategorinë inferiore italiane.
Shpëtim Hala e la profesionin e tij për shkak të dhunës verbale të ushtruar në stadiume dhe u rikthye në Shqipëri, ku ushtron edhe profesionin e gazetarit.

Më herët Hala ka bërë kërkesë në federatë për tu rikthyer në rolin e vëzhguesit dhe në atë gjyqtarit të mirfilltë, por kërkesa e tij nuk është pranuar nga Federata.
Ende nuk dihet nëse Hala do të jetë në garë për kreun e FSHF, pasi shoqata e gjyqtarëve që e ka propozuar për kandidim rezulton të mos jetë e regjistruar në Gjykatë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
