Situata nga pandemia, regjistrohen 535 raste të reja me COVID-19 dhe 2 viktima në 24 orët e fundit

Situata nga pandemia, regjistrohen 535 raste të reja me COVID-19 dhe 2 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 535 raste të reja me COVID-19, ku është shënuar një rritje krahasuar me ditën e djeshme me 522 infeksione. Ministria e shëndetësisë bën me dije se 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Betejën me COVID-19 nuk mundën ta fitojnë një 45 vjeçar nga Durrësi dhe një 77 vjeçar nga Tirana. Ndërsa infeksionet e reja janë regjistruar në këto Bashki:

184 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 37 në Vlorë, 29 në Durrës,  19 në Malësi e Madhe, 17 në Kavajë, 16 në Berat, 15 në Lushnjë, nga 13 raste në Sarandë, Elbasan, nga 12 raste në Lezhë, Kamzë, Fier, 10 në Vau i Dejës, 7 në Peqin, nga 6 raste në Rrogozhinë, Gjirokastër, Përrenjas, nga 5 raste në Kuçovë, Dimal, Mallakastër, nga 4 raste në Dibër, Mat, Divjakë, nga 3 raste në Librazhd, Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Krujë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Shijak, Vorë, Roskovec, Memaliaj, Pogradec, nga 1 rast në Poliçan, Skrapar, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Himarë, Selenicë, Patos, Tropojë, Has, Pukë.

Në të gjithë vendin janë aktivë 4615 pacientë me virusin, ku n spitalin Infektiv po marrin trajtim 60 pacientë. sakaq, gjatë 24 orëve janë shëruar 122 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarave në 131.042.

Që prej nisjes së epidemisë në vendin tonë janë regjistruar 138.132 qytetarë me COVID-19, ndërsa numri i viktimave fatkeqësisht ka shkuar në 2.475.

Statistika (20 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         535

Të shëruar në 24 orë       122

Të shtruar në spitale       60

Humbje jete në 24 orë     2

Testime ditore                 6173

 

Testime totale             985,705

Raste pozitive             138,132

Raste të shëruara         131,042

Raste Aktive                    4615

Humbje jete                     2,475

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1781

Shkodër          739

Vlorë               416

Fier                  409

Durrës             261

Elbasan           239

Lezhë              217

Berat               164

Gjirokastër       144

Korçë               101

Kukës              88

Dibër                 56

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje