Rritet sërish numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë, 873 raste dhe 11 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Rritet sërish numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë, 873 raste dhe 11 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

Rritet sërish numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 873 raste pozitive dhe kanë humbur jetën 11 persona.

Në raport me ditën e djeshme ajo çka vihet re është gati dyfishimi i numrit të viktimave, pasi dje janë raportuar 6 humbje jete si pasojë e virusit.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 544 gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 372 raste, Gjilan 83 raste, Fushë-Kosovë 60 raste, Gjakovë 53 raste, Mitrovicë 51 raste, Vushtrri 42 raste, Podujevë 37 raste, Pejë 36 raste, Ferizaj 32 raste, Obiliq 18 raste, Kamenicë 15 raste, Drenas 11 raste, Prizren 9 raste, Viti 9 raste, Skenderaj 6 raste, Deçan 5 raste, Graçanicë 5 raste, Leposaviq 5 raste, Rahovec 5 raste, Junik 4 raste, Klinë 4 raste, Lipjan 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat: Dragash, Kaçanik, Malishevë, Novobërdë, Shtime dhe Suharekë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skënderaj 3 raste (83, 74, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (85, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Lipjan 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (36 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar, ndërsa ai i viktimave është në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së djeshme.

Kosova është i vetmi vend në rajon, në të cilin nuk ka mbërritur ende asnjë dozë, megjithatë pas premtimit të kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar heronjtë të cilët prej më shumë se një viti po përballen me COVID-19, në qytetin e Kukësit janë vaksinuar mjekë dhe infermierë nga Kosova.

Procesi i vaksinimit të tyre ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, ku kanë mbërritur dhe kanë marrë dozën e parë të AstraZeneca 208 nga bluzat e bardha të Kosovës.  

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)