Rritet siguracioni
për automjetet |

Rritet siguracioni <br />për automjetet |
Të pronësosh një automjet po bëhet luks për shqiptarët. Përvec rritjes së vazhdueshme të çmimit të karburantit, tani shtohet edhe pesha e një sigurimi më të shtrenjtë. Që nga 1 shkurti Agjencitë e sigurimeve kanë rritur vlerën e sigurimit të automjetit.

Nëse më herët për një makinë me kapacitet motorik mbi 1600 cm3, çmimi varionte diku te 6.3 mijë lekë, tashmë kjo vlerë është standarde 14.6 mijë lekë për të njëjtën makinë. Mësohet se për makinat me kapacitet motorik deri në 1600 cm3, primi i sigurimit është 14 mijë lekë.

kjo rritje erdhi pas tërheqjes së vëmendjes që iu bë kompanive nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes s Financiare , pasi ulja e çmimeve nuk garantonte pagesat e klientëve dhe nivelet e duhura të primit. Kështu kompanitë janë detyruar të caktojnë tarifa mbi bazën e riskut, duke mos i mbajtur ato në nivele të ulëta. ah/shqiptrja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen