Rritet taksa e pronës, ndryshimet e çmimeve fiskale do shtojnë pagesat vjetore deri në 74%

Rritet taksa e pronës, ndryshimet e çmimeve fiskale do shtojnë pagesat vjetore deri në 74%

Tiranë

Nga 230 lekë deri në 2,600 lekë në vit më shumë do të paguhet me taksën e pasurisë e llogaritur sipas çmimeve të reja fiskale të miratuara nga qeveria. Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare që rriste çmimet e referencës së apartamenteve mbi të cilat llogaritet taksa e pasurisë sjell direkt shtim të pagesës vjetore të taksës, pasi baza e llogaritjes është vlera e shtëpisë.

Vlera e shtëpisë referuar vendimit për metodologjinë e taksës së pasurisë do të llogaritet me çmimet fiskale referencë për metër katror, që përdorin Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ndërsa taksa e pasurisë referuar ligjit që u miratua në 2018 është 0,05% e vlerës së apartamenteve.

Referuar tabelës së çmimeve fiskale, p.sh për zonën e ish Bllokut që përkon me zonën kadastrale 5/1, vlera e një apartamenti me sipërfaqe 90 m2x190,000 lekë/m2 çmimi fiskal i vitit 2018 është 17,100,000 lekë.

Taksa e pasurisë që paguhej në 2018 ishte 8,850 lekë në vit. Çmimi fiskal referencës për këtë zonë u rrit 20%, duke arritur në vlerën e 228,400 lekëve për metër katror. Taksa vjetore në vlerë do të jetë 1,728 lekë më shumë në vit apo 20% më e lartë.

Në zonën kadastrale 7/4 që përkon në terren me zonat, si: Unaza e Re, Fabrika e Miellit, ish-Fusha e Aviacionit, Yzberisht është shënuar rritja më e madhe e çmimeve fiskale me rreth 76%.

Për apartamentet e këtyre zonave me sipërfaqe 90 m2 vlera vjetore e taksës me çmimet e vjetra të referencës ishte 2,950 lekë. Me çmimin e rritur një familje që zotëron një apartament me sipërfaqe 90 m2 në këto zona do të paguajë për taksën e pronës 2,193 lekë më shumë në vit.

Krahasuar me vjet detyrimi për taksën e pronës do t’u rritet 74%. Nga 245 lekë në muaj që paguanin më parë me rritjen e çmimeve fiskale do të paguajnë 428,5 lekë. Taksa e pasurisë vilet nga pushteti vendor nëpërmjet faturave të ujit.

Taksa për apartamentet e privatizuara, sipas vendimit “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike” do të vijojë të llogaritet për 70% të vlerës së shtëpisë.

Bëhet fjalë për apartamentet e privatizuara në vitin ’92 për të cilat nuk është kryer asnjëherë transaksion shitje apo blerje. “Për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar, çmimi për metër katror është 70 (shtatëdhjetë) për qind e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë”, thuhet në vendim.

Pra nëse në zonën kadastrale 1/1 që përfshin zonat si: Kinema “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati Shkozë, Depo e Ujit për një apartament me sipërfaqe 90 m2 të ndërtuar pas vitit ’92 do të paguhet 230 lekë më shumë në vit.

Nëse prona është e privatizuar në vitin me ligjin e privatizimeve në vitin 1992 më përpara me llogaritjen për 70% të vlerës paguhej 3,077 lekë në vit.

Me çmimin e ndryshuar fiskal do të paguhet 3,238 lekë, 5% më shumë. Krahasuar me një apartament me sipërfaqe 90 m2 e ndërtuar pas vitit ’93, pallatet ekzistuese do të paguajnë 30% më pak, vetëm për rastet e shitjes së parë. /Dorina Azo

Zonat kadastrale

ZONA 1

1/1 Kinema “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati Shkozë, Depo e Ujit; 1/2 Poligrafiku, Shkoza, Autotraktorët, fshati Shkozë, LanaBregas, Linzë, Sauk

ZONA 2

2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”; 2/2 Pazari i Ri, 9-katëshet, shkolla “Avni Rustemi”; 2/3 Ministria e Jashtme, Ambulanca nr.1, Bërryli; 2/4 Shkolla e Baletit, Ambasada Amerikane; 2/5 Qyteti “Studenti”, Fakulteti Ekonomik, Varrezat e Dëshmorëve, Sauk, Selitë

ZONA 3

3/1 Xhamllëku, Profarma, rruga “Bardhyl”, rruga “Kongresi i Manastirit”, Bulevardi “Zhan D’Ark”; 3/2) Porcelani, IK V, Kinostudio, rruga “Hoxha Tahsim”, Lana e vjetër, fshati Linzë

ZONA 4

4/1 Kompleksi i spitaleve, SHIK, Oxhaku, Allias i ri, fshati Tufinë; 4/2 Allias, rruga “Njazi Meka”, Bregu i Lumit, Alliasi i Ri, rruga “Myslym Keta” “5 Maji”

ZONA 5

5/1 Ish–Blloku, Libri Universitar, Vodafone; 5/2 Stadiumi “Selman Stermasi”, Shushica, Liqeni Artificial; 5/3 Kopshti Botanik, rruga “Komuna e Parisit” Liqeni artificial; 5/4 Hotel “Diplomat”, blloku “Vasil Shanto”, Selitë e Vogël

ZONA 6

Shkolla Teknologjike, Kombinati, Vaqar, Selitë, Yzberisht, Sharrë

ZONA 7

7/1 Rr. Gjykata e rrethit, Ish-Ekspozita “Shqipëria Sot”; 7/2 Blloku i Ambasadave, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit; 7/3 NSHRAK, parku i Ministrisë së Brendshme, Fabrika e bukës; 7/4 Unaza e Re, Fabrika e Miellit, ish-Fusha e Aviacionit, Yzberisht

ZONA 8

8/1 Selvia, gjimnazi “Partizani” rruga “Tafajt”; 8/2 Medreseja, farmacia nr.10, Tregu Industrial; 8/3 Tregu Industrial, fabrika “Ajka”, uzina “Dinamo”, Bregu i Lumit

ZONA 9

9/1 Bar Piazza, Blloku përgjatë “Zogu I”, Rruga e Barrikadave, rruga “Fortuzi”, “Sulejman Pasha” deri te “Mine Peza”; 9/2 Stacioni i trenit, Arkiva e Përgjithshme, Hipoteka, Politeknikumi; 9/3 “Don Bosko”, Fabrika e Këpucëve, Bregu i Lumit, Politeknikumi, rruga “Siri Kodra”

ZONA 10

10/1 PTT, Telekomi, ish-Lidhja e Shkrimtarëve; 10/2 Rruga “Myslym Shyri”, Drejtoria e Policisë, Kisha katolike; 10/3 Blloku i Ambasadave, Prokuroria, Rruga e Durrësit

ZONA 11

11/1 Zogu i Zi, ish-Shkolla e Partisë; 11/2 Ferluti, ish-Uzina Tirana, FIAT, Zbritja drejt Laprakës; 11/3 Laprakë, Drejtoria e Doganave, Spitali Ushtarak, Bregu i lumit, Fushë Mëzes, Don Bosko./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iza: 02/08/2023 15:47

    Po leket per te blere shtepi ku do ti gjejne ata qe duan te blejne shtepi se me 2000 euro metrin katror qe e kan cuar keta cmimin e references, as ata qe kane page mujore 1 miljon leke ne muaj nuk blejne dote shtepi. Qeveri qe punon vetem per vete e per ata te huajt qe blejne e qe mburen keta me blerjet e tyre . Shqiperia po shendrohet ne nje shtet ofshor. Sic duket skemi pare gje akoma

    Përgjigju
  • Iris: 02/08/2023 04:00

    Nga do te dalin pagat per deputete e zyrtare te larte?-Zgjidhja u gjet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur