Shoqata e Transportit nuk mjaftohet me rritjen me 10 lek të biletës së urbanit. Në një intervistë për mediat transmetuar dje, përfaqësuei i Shoqatës së Trasnproti, Ervin Shijkau shprehet se negociatat për rritjen e çmimit me bashkinë e Tiranës, vijojnë. “I kemi bërë të qartë se do të vazhdojnë negociatat 3 muaj për të gjetur një formulë. Sigurisht, përpos rritjes së cmimit do të ofrojmë edhe rritjen e shërbimit”, tha Shijkau. Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku tha se çmimi i biletës do të rishikohet vetëm nëse operatorët plotësojnë kushtet e shërbimit urban.