Rritja e çmimeve/ Deputeti i PD thirrje shqiptarëve: Ejani të dalim në rrugë dhe t’i vëmë fre qeverisë

 

Deputeti Dashnor Sula, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se akti normativ për Bordin e Transparencës, nuk i mbështet qytetarët. Po ashtu theksoi se anëtarët e qeverisë kanë pagat më të larta dhe se në këtë mënyrë nuk e ndjejnë rritjen e çmimeve, por ftoi qytetarët që të dalin në protestë. 

"Çmimi i Naftës
Jo më larg se dje, bordi i rritjes së çmimit pa transparencë e bëri çmimin e naftës 260 lek për litër. Rekord. Nuk kemi më asnjë të krahasuar me vendet e rajonit sigurisht ata janë shumë herë më lirë sesa ne. Por neve fal këtij bordi që ligjëron vjedhjen e shtetit në fakt por edhe të oligarkëve të hidrokarbureve bëm të mundur që tja kalonim edhe Italisë e Francës që janë shtetet që kanë çmimin më të lartë të karburantit në BE. Në këtë mënyrë ne kemi arritur që të kemi çmimin më të lartë jo vetëm në rajon por edhe BE.
Po huazoj një shprehje që e pash dje në rrjete sociale se do të bëhemi të parët në histori që do aplikojmë turizmin e karburantit. Pra do shkojmë në vendet e rajonit si turistë për tu furnizuar me naftë.
Përse ndodh që ne kemi çmimin më të lartë?
Vërtet ka një rritje të konsiderueshme në tregun ndërkombëtar, por ne vjelim 110 lek të reja taksa të ndryshme për një litër karburant.
40 lek për litër akcizë
3 lek për litër Takse Karboni
27 lek për litër Takse Qarkullim
0.61 lek për litër Takse Markimi
40.275 lek për litër Tvsh 20%
Plus marzhi fitimit të BORD Transparence 3 lek për litër
Plus kosto për Transporti 2 leke/liter
Dhe na del neve çmimi më i lartë se në Itali, Francë apo Gjermani që kanë paga shumë herë më të larta sesa ne në Shqipëri.
Ndërkohë Kosova vetëm dy barra fiskale për karburantin. Shteti në kosov merre 36 cent për litër nga akciza dhe 23cent nga TVSH 18% që e ka më të ultë se ne që e kemi 20% TVSH.
Ndërkohë Maqedonia e Veriut ka vetëm një taksë për kacizë 25 cent për naftën dhe një taks tjetër ekologjike të papërfillshme. Ndërkohë ka hequr TVSH 18% nga nafta deri në një moment të dytë sa të normalizohet situata.
Këto janë masat që kanë ndërmarrë kolegët e kryeministrit tonë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë lideri ynë dje kur e pyesnin për çmimin e naftës, fliste për yjet. Kjo ëhstë parëgjegjshmëri.

Unë i bëj thirrje shqiptarëve që ti bashkohen thirrjeve të ndryshme për protestë që ti dalin për zot të drejtave të tyre. Të mos dëgjijnë mashtrimet e Ramës dhe propagandën e tij. Vetëm në 3 muaj ka fituar shteti 300 milionë euro më tepër vetëm nga rritja e çmimeve ndërkohë ajo që i është kthyer qytetarëve është vetëm propaganda boshe", tha Sula. 


Lajmi kryesor:

Kuvendi miraton përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale! Tabaku: Bordi i transparencës s’duhet të funksionojë! Rama: Na duhet në këtë kohë krize


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)