Rritja e çmimeve, protestuesit në Bulqizë bllokuan rrugën e Arbrit, në Gramsh hyrjen e qytetit! Tubim edhe në Lushnje, fermerët: Kriteret për mbështetjen tonë janë diskriminuese

Qytetarët e Bulqisëz kanë dalë sërish në portesta pasditen e sotme ku kanë bllokuar rrugën e Arbrit. Gjatë protestës qytetarët shprehen se nuk po i dëmton vetëm çmimi i naftës, por edhe çmimet e shportës dhe imputet bujqësore,pasi është pranverë dhe fermerët duhet të bëhen gati për mbjelljet.

Edhe në Lushnje është zhvilluar një protestë nga fermerët ku ka zgjatur shumë pak minuta për shkak të numrit të ulët që u mblodhën. Me protestuesit e Lushnjes ishte edhe deputeti i PD, Saimir Korreshi. Në Lushnjë protesta zgjati rreth 15 minuta, për shkak se sot, ndryshe nga ditët e tjera ishte më e ulët dhe itinerari i protestës nga shëtitorja e qytetit drejt bashkisë nuk u zhvillua por fermerët protestuan paqësisht në qendër të qyteti ku dhe u mblodhën.

"Sot ishte një protestë e fermerëve të Lushnjes, për të denoncuar kriteret diskriminuese për fermerët. Në fondin që caktoi qeveria për naftën pa taksë për bujqësinë i bie që të punohet 55 mijë hektarë kur në Shqipëri punohet 260 mijë hektarë. Kërkesa tjetër ishte rritja e rimbursimeve për çmimin e imputeve që janë 3-fishuar dhe është rritur kosto e produkteve bujqësore", tha Edi Sharka kryetari i sindikatës së fermerëve të bashkua.  

 Në protestë ishin edhe banorët e Gramshit, të cilët bllokuna për pak minuta akset kryesore të qytetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:11
Gramshi në protestë kundër rritjes së çmimeve, bllokojnë hyrjen e qytetit

Ditën e sotme janë ngritur në protestë edhe banorë të Gramshit te Qarkut te Elbasanit, ata kanë bllokuar akset rrugore kryesore të qytetit duke  kërkuar nga qeveria që të uli taksat dhe çmimet për të cilët janë në stratosferë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Begu: 14/03/2022 09:14

    Bota aktuale demokratike,nuk ka rast tjeter pos Shqiperise, qe protetohet gjeja per cmime.Por bota shqiptare eshte bere "bene Zot lluge" e te dalim ne shesh te protestojme kunder Rames qe nuk eshte shkaktari i cmimeve,por eshte zili,inat e mosdurim i subjketeve opozoitare,te cilat kane marr cehun e Sovranit.Kurre me ne pushtet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë

Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë