Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sërish për rritjen e çmimit të naftës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shprehet se nafta ka shkuar 217 lekë për litër. Socialisti shprehet se duhet të ngrihet Bordi i Transparencës sa më parë.
Sipas tij, Bordi duhet të jetë më ndryshe nga ai i 4 vite më parë, ku nuk duhet të ketë tregtarë në përbërjën e tij, pasi ata e kanë humbur të drejtën ligjore që të përcaktojnë çmimet. Më tej, ai shton se Bordi nuk duhet që të legjitimoj këtë model tregu dhe çmimet e padrejta si produkt të tij.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
NAFTA 217 LEKË PËR LITËR!
A i patë tabelat sot pasdite?
Unë po, eci në këmbë dhe i shoh!
A mbani mend çfarë thashë dje, pardje, një javë më parë, dy javë më parë nga sot, përgjatë një viti, sa herë Autoriteti i Konkurrencës raporton në Kuvend, 4 vite më parë kur bënë të njëjtën gjë?
MODELI I TREGUT TË HIDROKARBUREVE QË KËTIJ VENDI ME EKONOMI TREGU TË LIRË I KANË IMPONUAR TREGTARËT, ËSHTË HALLI I MADH QË KEMI!
Nafta pooo kërceu sot në BURSË! Por BURSA NUK KA NJË ÇMIM! Bursa gjatë gjithë këtyre dy javëve ka pasur luhatje të mëdha ditë nga ditë, por edhe orë nga ora brenda ditës;
CILIN ÇMIM TË BURSËS GJATË DITËS, REFLEKTON ÇMIMI QË TREGTARËT VENDOSËN SOT NË TABELË?
CILIN? MË TË LARTIN? PO PSE KËTË?
Mirë që po bëjmë sikur pranojmë që NAFTËN QË PO BLEJMË SOT E BLEU BROKERI PO SOT NË BURSË, edhe pse ndodhet në depozitat e Porto Romanos apo Vlorës; po pse duhet të pranojmë edhe çmimin më të lartë të bursës gjatë ditës e jo një çmim tjetër të po kësaj dite!!
Tani u bë boooll;
DUHET NGRITUR BORDI SA MË PARË DHE TË JETË KREJT NDRYSHE NGA AI I KATËR VITEVE MË PARË, TË PAKTËN NË DY ELEMENTE TË RËNDËSISHME:
I pari, BORDI nuk duhet të ketë më TREGTARË në përbërje të tij; TREGTARËT E KANË HUMBUR TASHMË TË DREJTËN LIGJORE DHE MORALE TË CAKTOJNË ÇMIME NË KËTË VEND;
I dyti, BORDI NUK DUHET TË LEGJITIMOJË KËTË MODEL TREGU DHE ÇMIMET E PADREJTA SI PRODUKT I TIJ!
Çdo gjë tjetër – përfshi elemente fiskale, duhet të diskutohen nën këtë dritë; ME KËTË MODEL TREGU ÇDO MASË DO TË JETË E KOTË!
Komente










