Rritja e çmimit të naftës, peshkatarët në Durrës: Do shtrenjtohen produktet e detit

Anijet e peshkimit e blejnë naftën pa akcizë dhe pa taksa, por sërish e kanë ndjerë rritjen e çmimit për shkak të luhatjeve në bursën ndërkombëtare. Aktualisht një litër naftë për sektorin e peshkimit kushton 110 lek, ndërsa një muaj më parë ka qenë 60 lek/litër.

"Sot po të shkosh ta blesh naftën me gjithë TVSh është 110 lek/litër", tha Klodian Kapiti , pronar i një peshkarexhe.

Ndërsa Olsi Simsia nga Organizata e Peshkimit shprehet se "anijet kanë reduktuar furnizimin me naftë sepse përpiqen të kursejnë".

Pronarët e peshkarexhave në Portin e Peshkimit në Durrës thonë se kostoja e shtuar do të çojë në rritjen e çmimeve për produktet e detit.

"Këtej anija nuk del në punë, këtej taksat e detyrimet në shtet ecin dhe pronarët e anije janë në kushte të vështira për pagesa", tha Kapiti. "Çmimet janë rritur pak, por mund të rritet sërish sepse ka qenë dhe periudhë e varfër me sasi peshku", shtoi Simsia.

Për shkak të mungesës së të rinjve shqiptarë, në Durrës janë punësuar rreth 100 peshkatarë egjiptianë.

"Peshikimi nuk ka vetëm peshkatarë sepse anija ka nevojë për mirëmbajte. Këtu s'ka motoristë, saldatorë, mungesa e profesionistëve prodhoi nevojën për të kërkuar krah pune. Tani shumica e anijeve të mëdha të peshkimit kanë egjiptianë në bordet e tyre", tha Kapiti.

Në Portin e Durrësit janë të licencuara 130 anije e varka peshkimi dhe në total 400 të punësuar, prej të cilëve 100 me shtetësi të huaj.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vabsj: 16/03/2022 03:34

    Ju befte mire peshku ore peshkatare.

    Përgjigju
  • Durresi: 15/03/2022 20:00

    Sa me shume ta shtrejtoni aq me shume do shisni se me te lire nuk e ble kush.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia