Rritja e çmimit të naftës, Shoqata e Taksistëve proteston para kryeministrisë: Jemi në prag falimentimi! Ja kërkesat e tyre

Ashtu siç kishin paralajmëruar prej ditësh, Sindikata e Taksistëve kanë zhvilluar një protestë përpara kryeministrisë. Ata kërkojnë heqjen e akcizës së naftës, uljen e taksës së qarkullimit, rimbursim të TVSH-së, luftë informalitetit si dhe të rishikohet neni që i ndalon ata të marrin pasagjerë në kthim. Kreu i sindikatës, Bilbil Cara tha se me rritjen e çmimit të karburantit, ato po hasin shumë vështirësi ekonomike.

‘Sot i kërkojmë kryeministrit të na mbështesë, të ulë akcizën dhe TVSH për shërbimet taksi. Kostoja nuk del. Populli do të paguajë trefish më shumë. Ne që nga viti 2009 nuk kemi ngritur çmimet. Pika e dytë është anulimi i udhëzimit të vitit 2009 ku aty thuhet se liberalizimi i taksive 4 + 1. Kjo ka degraduar biznesin tonë, sepse çdo qytetar mund të blejë makinë dhe të punojë taksi. Ka ra puna për të gjithë. Është e vështirë që një taksist të punojë dhe të mbajë familje. Ne nuk jemi autobusi jemi 4+1, pse ne duhet të kthehemi bosh, kur unë kam prenotim rezervim. Kemi hasur vështirësi edhe me familjet tona, nuk i kthejmë dot ata.’- tha Cara.

Taksistët thanë se bashkia po përpiqet që t’i detyrojë ata të punojnë për kompanitë e taksive, që sipas tyte mbështeten nga vetë bashkia.

‘Populli s’ka bukë të hajë këto na tregojnë ne makinat elektrike. Ku i kemi ato lekë ne?! Ky po na detyron ne që të mbyllim taksitë tona, dhe të punojmë për ato. Nuk do të zvarritemi dhe të presim lëmoshë. Keni dëgjuar ndonjëherë kryetarin e bashkisë të flas për ne?! Ku i gjeti flotat ai? 1 mln euro për të blerë makinat e tyre! Ku i gjetën këto lekët ato?! Kjo është një protestë paqësore, dhe kërkojmë të drejtat tona që nga viti 2009. Bashkia ka ca oligarkë, me ca kompani fantazma që i mbështet. Prej pardje deri më sot taksisë i duhen 10 mijë lekë më shumë. Taksistët janë në zgripin e fundit. Paguajmë shumë taksa. Taksisti nuk faturon çmimin kemi taksimetër, zbatojnë taksimetër dhe janë totalisht të djegur. Përveç trafikut na u shtua edhe nafta. Shkresat që kemi çuar, kanë mbetur në vesh të shurdhër.’- u shprehën taksistët.

Pasi protestuan para kryeministrisë, taksistët marshuan drejt bashkisë së Tiranës dhe ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Sindikata e Taksistëve kanë paralajmëruar sërish protestë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/03/2022 00:27

    /BILBO/,harrove satelitet,s.d.q.nuk jam dakord qe i detyrojne te vijne bosh,pa kliente,ky eshte nje budallallek endemik /Made in Albania/.

    Përgjigju
  • bilbo: 11/03/2022 11:54

    hahahaha.... makina eletronike thone eee... te forte jane. A e mbani mend para ca muajsh qe thane se do hapin akademine e barinjve? do venin panele diellore ne stan qe te karikoj bariu iphonin e tij.... hahahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë