Partia Demokratike ka sulmuar ashpër kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për
rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me 44%, vendim që u zyrtarizua një ditë më parë nga Enti Rregullator. Anëtari i djathtë në këshillin bashkiak të Tiranës, Akil Kraja, e ka cilësuar këtë rritje një ogur të zi për qytetarët.
Në një dalje për media, Kraja tha se një familje në Tiranë tashmë do të paguajë 14 mijë lekë në muaj, ndërsa një biznes 70 mijë. Sipas tij, rritja me 40% e ujit shkon si dhuratë për aferën e radhës të bashkisë, duke shtuar se UKT ka sjellë humbje marramendëse.
"Me vendimin për rritjen e çmimit të ujit me 40%, Bashkia e Tiranës po u merr edhe më shumë para familjeve dhe bizneseve të kryeqytetit pa u dhënë një sherbim më të mirë. Nëse nje familje paguan mesatarisht 10 mijë lekë në muaj vetëm për ujin, tani do të paguajë, 14 mijë lekë. Nëse një biznes paguan mesatarisht 50 mijë lekë në muaj vetëm për ujin, tani do të paguajë 70 mijë lekë. Rritja me 40 % e çmimit të ujit nga Bashkia e Tiranës është e pajustifikuar dhe të gjitha të dhënat tregojnë se është një rritje për një aferë të madhe korruptive, privatizimin e Ujësjellësit të Tiranës.
Prej 2 vitesh, ekspertët nuk pranojnë të çertifikojnë bilancet e Ujësjellësit të Tiranës për shkak të abuzimeve dhe keqmenaxhimit. Aktualisht, Ujesjellësi i Tiranës faturon vetëm 1 në 3 litra që prodhon, por për shkak të mungesës së investimeve, rezulton me fitim vjetor 5 milion Euro. Të gjitha të dhënat të çojnë në një konkluzion.
Bashkia e Tiranës nuk po e rrit çmimin e ujit për të përmirësuar furnizimin me ujë. Ajo dështoi me këtë politikë kur rriti çmimin e biletës së autobuzëve. Bashkia e Tiranës po rrit çmimin e ujit si një dhuratë për pronarët e ardhshëm të Ujësjellësit të Tiranës, që do ta privatizojnë këtë kompani publike, me siguri për të ndarë bashkë fitimet me Erjon Veliajn dhe Edi Ramën", tha Kraja.
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.7%
-
Më keq
44.5%
-
Njësoj
17.9%
Vota total: 1840
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Himara nesër në zgjedhje, policia publikon planin e masave: 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit
3 Gusht, 18:14
-
Shkroi për trafikun e armëve drejt Britanisë, ambasadori shqiptar në Britani i pakënaqur me titullin e 'The Sun’ i sugjeron një tjetër
3 Gusht, 18:11
-
Paris 2024/ 'Ata bëjnë gjithçka sepse nuk duan që ajo të jetë kampione', flet babai i boksieres Imane Khelif
3 Gusht, 18:01
-
Shkodër/ Policia jep informacion për arrestimin e Viktor Markut! Në pranga dhe vëllai e kushëriri i tij
3 Gusht, 17:56
-
Lojërat Olimpike, kërcënohet me vdekje drejtori artistik i “Darkës së fundit”! Macron: I tronditur
3 Gusht, 17:41
-
KPK edhe pak muaj mandat, bilanci 6 vjeçar i vetingut! Nga 783 vendime u konfirmuan ne detyre 358 magjistratë
3 Gusht, 17:28
-
Lufta/ Washington dhe Londra u kërkojnë shtetasve të tyre të largohen nga Libani sa më parë! IDF: Godet bazën e Hamasit në Gaza
3 Gusht, 17:13
-
Garda e Iranit: Lideri i Hamasit u vra nga predha 7 kg, me rreze të shkurtër veprimi
3 Gusht, 17:09
-
'Pjata e Harvardit', kjo është dieta me ekuilibrin perfekt
3 Gusht, 16:49
-
Paris 2024/ Dyshja çeke fiton medaljen e artë së bashku, lidhja e tyre romantike përfundoi pak para Lojërave Olimpike
3 Gusht, 16:43
-
Aksident tragjik në Itali! 21-vjeçarin shqiptar e zë gjumi në timon dhe përplaset për vdekje! Shkrumbohet nga flakët brenda automjetit (EMRI)
3 Gusht, 16:23
-
Kampet e emigrantëve në Lezhë, në Shëngjin monitorohet nga 40 kamera! 15 nga 27 vendet e BE i kërkuan Italisë të ndajë detajet e marrëveshjes
3 Gusht, 16:14