Rritja e numrit të të vaksinuarve në Evropë, i jep frymëmarrje rihapjes së bizneseve!

Rritja e numrit të të vaksinuarve në Evropë, i jep frymëmarrje rihapjes së bizneseve!

Në përpjekje për të siguruar një rikthim sa më të shpejtë në normalitet, tanimë jo vetëm shtetet dhe rajonet, por edhe kompanitë private po ndihmojnë në procesin e vaksinimit, duke injektuar punonjësit por edhe duke ofruar godinat e tyre për publikun e gjerë.

Njëra ndër to është Kompania Evonik e cila ka filluar me imunizimin e mjekëve të industrisë. Qendra e improvizuar e vaksinimit pranë ndërtesës së kimikateve Hanau, afër Frankfurtit, është një nga disa projektet pilot në Gjermani. Operatori hekurudhor Deutsche Bahn, prodhuesi i makinave Volkswagen dhe gjigandi i kimikateve BASF kanë filluar skema të ngjashme.

Hungaria në anën tjetër ofron shembullin më konkret në BE, për liritë që mund tu rikthehen qytetarëve pas vaksinimit. Vendi në ndryshim nga vendet e tjera anëtare, ka përdorur edhe vaksinën ruse e kineze. Eventet kulturore me përjashtim të eventeve muzikore kanë nisur të presin më shumë se 500 njerëz, të cilët duhet të jenë të pajisur me një certifikatë imunizimi, ndërkohë që prej ditësh është shfuqizuar rregulli për mbajtjen e maskës në ambjente të hapura.

Pas 6 muaj e gjysmë izolim, këtë fundjavë nisi frymëmarrja edhe në Austri, me rihapjen e hoteleve dhe për të parën herë qytetarët mund të shijojnë pushimet në Austri. Megjithatë banjot termale nuk shërbejnë në kapacitet të plotë për shkak të masave anti-COVID dhe në ambjentet e tyre lejohen të hyjnë vetëm ata që janë testuar negativisht, shëruar apo vaksinuar.

Nga dita e sotme lehtësohen masat edhe në Çeki, hotelet, hostelet dhe të tjera aktivitete rihapen por në respektim të plotë të masave anti-COVID dhe frekuentuesit duhet të jenë të pajisur me një certifikatë vaksinimi apo dëshmi se janë shëruar nga virusi. Nga 24 maji nis normalisht edhe mësimi për shkollat fillore e të mesme. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja