Rritja e pagave, Korreshi: Të kthejmë sytë nga pensionistët, apo do i lëmë të presin vdekjen? Burrat në Lushnje po t'i kthesh përmbys nuk i gjen as 50 lekë

 

Deputeti Saimir Korreshi nuk e ka kundërshtuar projektin e rritjes së pagave nga qeveria por sugjeron që të kthehen sytë nga pensionistët. Edhe për politikanët që nuk i rritet paga, Korreshi thotë se nuk mund të bëjnë dot një jetë normale për shkak të çmimeve të larta.

“Mamaja ime me 10.700 lekë në muaj, 1 bukë misri dhe 1 shishe kos në ditë bëjnë 200 lekë, për 30 ditë bëjnë 6000 lekë. Me bukë gruri shkon 7500 lekë. 4000 lekë i ka ilaçe kur është mirë. Mbeten 8000 lekë për drita ujë dhe të tjerat me radhë. Po të tjerët si ja bëjnë, s’kanë lekë për të blerë mbathje, këta njerëz janë duke pritur vdekjen se s’mund të jetosh me kaq lekë. Ose do fillojnë pleqtë të vjedhin ose do marrin ushqimet e hedhura nga tregtarët. Të shkojnë në Lushnje e të shohin si rrinë në radhë. Të shohin nëse me rrogën e parlamentit mund të çojnë fëmijët në kinema, të hanë një drekë jashtë apo t’i blejnë patatina e çokollata. Çfarë do bëjmë me këta njerëz, t’i lëmë të presin vdekjen? Po të kontrollosh burrat në Lushnje, t’i kthesh përmbys nuk kanë as 50 lekë. Po t’i ftosh për kafe, e kam pirë thotë, ai e ka pirë me datë 1 kur ka marrë rrogën. Nuk jemi kundër rritjes së pagave, por do ia kthejmë ndonjëherë dinjitetin këtyre njerëzve për të jetuar?”, tha Korreshi.

Në përgjigje të tij, Delina Ibrahimaj thotë se i kanë në fokus pensionistët dhe i kanë shpërblyer vazhdimisht, megjithatë shprehet se po punojnë për rrugën që çon reformën e pensioneve.

“Kemi shqetësim maksimal për nivelin e pensioneve. Historia e tyre ka më shumë se 10 vite. Jemi të gjithë të vetëdijshëm që niveli i pensioneve duhet rritur. Për përballimin e situatës, gjatë vitit të kaluar e gjatë këtij viti kemi dhënë disa shpërblime për pensionistët. Kjo qeveri, Qeveria Rama, ndryshe nga sa më parë, u vendos detyrimi ligjor për indeksimin e pensioneve. Por çdo gjë nuk bëhet me një ditë. Përveç indeksimit, për përballimin e situatës, gjatë vitit të shkuar, dhe gjatë këtij viti, kemi dhënë shpërblimet, kemi indeksuar 9.5% pensionet, edhe pse inflacioni mesatar ishte 7.6%. Kjo është arsyeja përse ne kemi nisur këtë reformë të pagave. Ne synojmë që përmes kësaj reformë të nxisim sektorin privat të rrisi pagat mesatare dhe të rrisi kontributet shoqërore që prekin drejt për drejt pensionet. Dhe kjo pacënuar stabilitetin financiar. Në vitet në vijim do diskutojmë se cila do të jetë rruga e duhur për një reformë të pensioneve”, tha Ibrahimaj.


Lajmi kryesor:

PS dhe opozita gjejnë dakordësi te 'Ligjet', miratohet projektligji për rritjen e pagave! Ibrahimaj: Përfitojnë 130.330 punonjës, përjashtohen deputetët dhe ministrat


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it