Kryeministri, Edi Rama ka bërë me dije se për 1181 punonjës të shërbimit zjarrfikës do të ketë rritje page me 40% deri në vitin 2024. Nëpërmjet një postimi në facebook, Rama shkruan se kësaj rritje do t’i bashkangjitet edhe një tjetër rritje me 7% sipas gradës.
Ai shtoi se një politikë e tillë e ndjekur është një motivim real për shumë të rinj që duan t’i bashkohen shërbimit zjarrfikës.
“Një rritje e konsiderueshme e pagës edhe për 1181 punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të cilët përfitojnë 12-40% rritje financiare deri në vitin 2024, plus edhe 7% rritje sipas gradës Një vlerësim i merituar për heronjtë, dhe një motivim real për shumë të rinj që dëshirojnë t'i bashkohen këtij profesioni fisnik”- shkruan Rama.
Një prej të rinjve të shërbimit zjarrfikës u shpreh se falë rritjes së pagës, është ende më i motivuar për të bërë çdo ditë detyrën e tij të vështirë për shpëtimin e jetës së njerëzve.
Në 10 prill, kryeministri Edi Rama bëri me dije se paga mesatare në vend do të shkojë nga 563 euro në 900 euro. Ndërkohë paga miniamle nga 34 mijë lekë ka shkuar në 40 mijë lekë. Rritja e pagave do të shtrihet në dy faza. Brenda këtij muaji, me vendim të Këshillit të Ministrave, do të rritet paga për punonjësit e arsimit, shëndetësisë, zjarrfikësve, si edhe për policinë e Shtetit, Burgjeve dhe Gradës. Ndërkohë, në fazën e tjetër do të rritet paga për administratën, pasi projektligji të kalohet në Kuvend.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
47.1%
-
Të gabuar
38.5%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 208
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Me vegla në duar, vogëlushët e 'Andrea Stefanit' i përvishen punës, punojnë tokën dhe mbjellin fara e bimë në shkollë
17 Mars, 08:11
-
VIDEOLAJM/ Kryeministri Rama shfaqet i nervozuar në Vlorë, shenja me duar teksa diskuton me përfaqësues të PS
16 Mars, 17:11
-
‘Neni Basha s’është i keq’, Kopliku: 22 marsi duhet të jetë pikë kthese! Avokati: Berisha hoqi Salianjin, oksigjenin e PD
16 Mars, 14:01
-
Punimet në hyrje të Shkodrës vazhdojnë, Rama: Përmirësojmë infrastrukturën dhe sigurinë në qarkullim
16 Mars, 13:59
-
Pas fundjavës në Dhërmi, Rama ndalet në Vlorë! Takim me deputetët e qarkut dhe drejtues të bashkisë, në fokus projekte për qytetin
16 Mars, 11:15
-
PS nuk lejoi arrestimin e Ballukut, Berisha: Për të mbrojtur vjedhjet e tij, Rama i mbylli Shqipërisë derën e BE-së
16 Mars, 11:06
-
‘Infermierë për Shqipërinë’, punësohen 226 teknikë të shkencave mjekësore
16 Mars, 08:10
-
‘Balluku, çështje e mbyllur’- Berisha i përgjigjet Ramës: Po bën avokatin e saj, kjo çështje kurrë s’mund të mbyllet!
15 Mars, 14:19
-
Forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, Rama: Respekt për profesionistë që mbrojnë jetën me jetë
15 Mars, 13:46
-
Arbër Hitaj: A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
15 Mars, 12:45
-
Porto Romano/ Rama: Gati me një plan tjetër të shpejtë dhe agresiv, kemi gati buxhetin e nevojshëm
15 Mars, 11:23
-
Rama: Ndërhyrje shtetërore për të stabilizuar çmimin e naftës! Balluku? Çështje e mbyllur, integrimi nuk preket, të tjerat ‘dokrra hini’
15 Mars, 11:09
U versulen supaxhinjt me komente helmuese.
PërgjigjuKetu e ke dhi shoku Kopi !! As 3000 lek te reja nuk ua ngrite rrogen fjale boshe. NGA 38000 DO MARRIN 41000 dërmën i ke dhene se ju the 80000 mije e lart dhe filluan dhe inxhinjeret te kerkonin poune ne zjarrfikse.
PërgjigjuKu eshte rritja se spo shofim gje vetem retorika ca sdegjojme per dite jo.u anullua jo kshu po ashtu, mashtrime te rradhes.
PërgjigjuEdhe hajdut edhe rrencak!!
PërgjigjuNje rritje shume e nevojshme kjo,se bejne nje pune fantastike
PërgjigjuDicka vertet e mire e mese e domosdoshme
PërgjigjuMe ket qytet qe ke katranosur ore katran me Lali Lakun nuk duhen zjarrfikes por zjarrvenes.
PërgjigjuVleresim fantastik per keto punonjes
Përgjigju