Kryeministri Rama ka publikuar një foto në rrjete sociale për të risjellë edhe njëherë në vëmendje ambicien e qeverisë për të rritur pagat mesatare. Rama shkruan se shifra 900 euro, është fryt i përpjekjeve të mëdha të qeverisë dhe qytetarëve që kontribuojnë për ekonominë vendase me punën e vetë.
“PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900 Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet.”- shkruan Rama.
TABELA E NDRYSHIMIT TË PAGAVE
PAGA MESATARE ishte 563 euro- Bëhet 900 euro
ADMINISTRATA PUBLIKE: Nga 49 000 lekë - Bëhet 81 000 lekë
MËSUESIT E ARSIMIT BAZË: Ishte 74 000 lekë - bëhet 95 000 lekë
MËSUESIT E CIKLIT TË MESËM: Mbi 1 milionë lekë
PEDAGOGËT: Paga bazë rritet + 20%
INFERMIERËT: Paga bazë 87 000 lekë, me shtesat mbi 90 000 lekë
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
14.5%
-
Jo
77.1%
-
Nuk kam mendim
8.4%
Vota total: 1591
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Nuk jam kundër Ogertës por...' Erion Braçe kritikon 'udhëheqësin': Si mund të bësh takime në një zonë pa deputetin përkatës (VIDEO)
5 Prill, 19:50
-
Një fundjavë në Vlorë? Ja pse ky qytet është zgjedhja më e lehtë për t’u shkëputur nga rutina
5 Prill, 13:55
-
‘Rritje e të ardhurave buxhetore në nivel historik’- Rama paralajmëron: Pritet të mbledhim 1 miliardë euro shtesë gjatë kësaj periudhe
5 Prill, 09:59
-
Miratimi i Aktit Normativ për uljen e akcizës së naftës, Rama: Hyn në fuqi menjëherë kur çmimi kalon 220 lekë/litër! Zgjat deri në stabilizimin e situatës ndërkombëtare
5 Prill, 09:51
-
Rama: Negociatat janë në vijë, gënjeshtër se janë bllokuar! Së shpejti do të kemi lajme shumë të mira për procesin e integrimit
5 Prill, 09:40
-
Politika uron Pashkët, Begaj: Të punojmë më shumë për të përmirësuar jetën! Rama: Shqipëria e bekuar nga bashkëjetesa fetare (VIDEO)
5 Prill, 07:31
-
Lirimi i hapësirave publike, Lundra pastrohet nga 2253 automjete të vjetra! Fondi i posaçëm shkon në ndihmë të institucioneve (VIDEO)
4 Prill, 17:58
-
Vendoret 2027/ Berisha ‘lëshon’ Florian Binajn: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer! Braçe, përfaqësues i një partie të zhdukur
4 Prill, 13:29
-
Vendoret, Rama: Nuk ka qendër votimi që nuk e fitojmë dot! S’ka bllokim negociatash, të bëjmë çmos që dera të mbyllet vetëm pasi ne të futemi në BE
4 Prill, 13:04
-
‘Burrat le të mërziten’, Rama hedh batuta: Në Dibër m’u hodhën në fyt, por mund të merrnim mandatin e katërt se shkuan pas grave
3 Prill, 17:44
-
'Ku ndodhen tani?' Rama ‘thumbon’ opozitën: Luli në gjumë, ata të tjerët në kafe! Së shpejti, program i ri për familjet me ndihmë ekonomike
3 Prill, 17:03
-
Fuqizimi i turizmit kulturor, Rama: Ka nisur muzealizimi i godinave historike
3 Prill, 16:14
Nuk kuptoj pse nje infermier duhet te marre me shume se nje specialist i administrates publike!!????
PërgjigjuPagat ne vend po rriten si asnje here me par e kjo fale kesaj qeveris
PërgjigjuTe vetmit qe i japin zhvillim vendit
PërgjigjuVetem partia juaj i ben keto gjera te mira per popullin
Përgjigjume rritjen e pagave jeta ne vendin tone behet njesoj si ne vendet europiane
PërgjigjuDuke rritur pagat njerezit e punes motivohen edhe me shume per te punuar,mirenjohes qeverise Rama
PërgjigjuAsnjehere me pare nuk ishte pare ky vleresim qe qeveria Rama po i ben njerezve keto kohe
PërgjigjuRritja e pagave ka ardhur dhe nga vemendja qe qeveria Rama i ka kushtuar vleresimit te njerezve se punes
Përgjigjubravo i qoft atij ka punuar shume per te qen patur kete rritje ekonomike
Përgjigju