Rritja e pagave të ushtarakëve me 30%, Rama: E mbajta fjalën, premtoj se vitin tjetër do rriten sërish

Gjatë prezantimit të 'Buxhetit 2022' për Ministrinë e Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama deklaroi se e sheh me optimizëm çdo ditë të nesërme të Forcave të Armatosura Shqiptare ndërsa theksoi se do të përmirësojnë kushtet dhe bonuset që rrjedhin detyrimisht nga kontributi i tyre. Rama vuri theksin se e mbajti fjalën për rritjen e pagave të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, ndërsa bëri me dije se vitin e ardhshëm do t’i rrisë sërish ato.

"Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes kemi një anëtar, që është në kohën e duhur për sfidën e madhe për kalimin në një nivel tjetër të FA, rritjen e kapacitetet të gatishmërisë, mbrojtjes, falë mundësisë që teknologjia i jep çdo vendi, pavarësisht nëse është shumë i zhvilluar apo në zhvillim e sipër. Nuk dua të përseris ato që u thanë dhe nuk dua të zgjatem. Jam para jush me një zotim të mbajtur, për një rritje të konsiderushme të pagave, që nuk është e para që bëjmë pas një periudhe shumë të gjatë kur FA-të mbetën shumë mbrapa krahasim me të tjerët për pagat, por kjo është një rritje e konsiderueshme. Pas krizës së zjarreve në gusht ju thashë se do të rris pagat, dhe sot janë të shkruara me 30 për qind rritje në projektbuxhetin e vitit të ardshëm. Sot ju them që vitin tjetër do ju rrisim përsëri pagat. Besoj që nuk ka asnjë arsye që FA-të tona për energjinë, sakrificën, vlerën e shtruar që krijojnë, potencialin për të rritur kapacitetein e tyre profesional, të jenë mbrapa nga shumë vende të aleancës. Ne në aspektin e FA-ve dhe vlerësimit të FA-ve nuk kemi pse të mos i mbërrijmë. Me këto paga nuk kemi më ushtrinë më të pakpaguar në NATO. Nuk jemi as në krye, as në mes, por as më të fundit. Ky është hapi i parë. Ambicia është që brenda mandatit të tretë ne të jemi diku në mes. Besoj që mund ta arrijmë, dhe kur them së bashku kam parasysh atë që do marrim mbrapsht nga ky investim. Rritja e pagave që është rritja me e lartë e pagave ndonjëherë për FA, apo dhe për sketor, mëqe lartë se ajo 25 për qind për Policinë e Shtetit, vjen si rezultat i asaj që ju keni dhënë dhe e keni nderuar shqipërinë, e keni vendosur Qeverinë e Shqiprisë në pozitë të vështirë, pavarësisht vështirësive.”-tha Rama.


Lajmi kryesor:

Buxheti 2022 për Mbrojtjen, Rama para Forcave të Armatosura: Vitin e ardhshëm do të rriten sërish pagat! Ministri: Është 32% më i lartë se i këtij viti


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë