Rritja e numrit të infektimeve dhe neglizhenca e qytetarëve për mbajtjen e masave dhe respektimin e masave anti-covid, ka sjellë reagimin e zv.kryeministrit Erion Braçe, i cili apelon që qytetarët të heqin dorë nga ceremonitë mortore ku njerëzit mblidhen për ngushëllim dhe të ndalojnë qokat, pasi po marrin jetë.

Duke folur për qarkun e Divjakës dhe zonave përreth, Braçe shkruan se janë 174 persona të infektuar aktiv dhe se për këtë arsye në disa fshatrat mësimi do të zhvillohet online për dy javë.

Ai bën apel që të ndalen vizitat nëpër shtëpia ku më shumë se ngushëllohet, shtohet dhimbja duke infektuar dhe duke vrarë njerëz të afër, ndërsa kërkon nga policia të ushtrojë më shumë kontroll  në çdo lokal për respektimin e masave

"Mirëmbrëma! Banore të Divjakës, Tërbufit, Grabianit, Gradishtes, Remasit; Situata e të sëmurëve me koronavirus vijon te jetë e rëndë! Dita tani u mbyll me 174 të sëmurë aktivë! Janë nga Këmishtaj, Mertish, Gradishte, Mize, Cerme e Sipërme, Çermë sektor, Divjakë qytet. Nga hetimi epidemiologjik rezulton se të infektuarit, kanë marrë virusin në:

1.Ceremonitë mortore në shtëpi ku kanë shkuar për ngushëllim;

2.Ne shtëpitë e të sëmurëve me virus ku ka shkuar për qoke sëmundjeje si komshi, kushëri, krushqi.

Kjo është çmenduri! Do ju lutesha shumë; Jepini fund këtyre zakoneve! Po infektoheni vetë, po infektoni familjarët tuaj, me të moshuarve po i merrni jetën!

Boll më me vizita nëpër shtëpitë e njeri tjetrit ku ti apo ai, jeni te infektuar! Mos shhkoni, infektoheni dhe infektoni te tjere njerez!

Boll me me vizita ngushellimi neper shtepite e njeri tjetrit kur jeni te infektuar apo ku ka te infektuar! Mos shkoni, rezikoni te shtoni dhimbjen duke infektuar e vrare te tjere njerez te aferm. Nderkohe nga neser; Shkollat ne Cerme te Siperme, Cerme Sektor, Mize, Kemishtaj kalojne ne mesim online per dy jave rresht!

Policia do ushtroj kontroll ne cdo lokal per te garantuar rregullat e distances fizike e ku rregullat shkelen lokali do mbyllet; Të zotët e lokalit janë të detyruar të garantojnë rregullat!", shkruan Braçe