Kancelarja gjermane, Angela Merkel, me shtimin e rasteve me Covid në Gjermani, ka apeluar qytetarët që të jenë më të disiplinuar me sjelljen e tyre.
"Takohuni me sa më pak vetë, brenda apo jashtë shtëpisë. Ju lutem: mos kryeni asnjë udhëtim që nuk është patjetër i nevojshëm, hiqni dorë nga çdo festim që nuk është patjetër i nevojshëm. Qëndroni, nëse është e mundur, në qytetin tuaj.
E di, se kjo nuk tingëllon vetëm e ashpër, dhe në raste të veçanta madje është shumë e vështirë të heqësh dorë nga disa gjëra.
Për shëndetin e vet dhe të gjithë atyre, që mund t'ua kursenim sëmundjen. Për atë që sistemi ynë shëndetësor të mos mbingarkohet, që shkollat dhe kopshtet të qëndojnë të hapura. Për ekonominë tonë dhe vendet tona të punës", u shpreh Merkel në video-podcastin e saj javor.
Sa i përket masave të dimrit Merkel ka thënë se kjo do të vendoset këtë javë, varësisht sjelljes që do të kenë qytetarët.
"Se si do të jetë ky dimër, si do të jenë krishtlindjet tona, kjo vendoset këto ditë dhe javë. Këtë e vendosim ne me sjelljen tonë.
Jemi në një fazë serioze të pandemisë. Ditë për ditë po rritet shpejt numri i infektimeve të reja. Pandemia po përhapet me shpejtësi, më shpejt se në fillim, para një gjysmë viti. Këtë moment llogaritet çdo ditë”, tha Merkel.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.9%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6843
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Lufta/ Merkel: S’e prisja që Putin ta pushtonte Ukrainën, të mos e lejojmë të fitojë! Rusia sulmon me 50 dronë, Kievi shkatërron kolonën armike të karburantit
16 Dhjetor 2024, 09:11
-
Biseda/ Angela Merkel dhe Mario Draghi, çfarë i bën të mëdhenj këta dy europianë?
13 Dhjetor 2024, 07:44
-
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
27 Nëntor 2024, 08:33
-
‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore
25 Nëntor 2024, 14:28
-
Angela Merkel intervistë për 'Corriere della Sera': Nuk e kërkova unë largimin e Berlusconit! Putin? I njihja synimet e tij, është një armik i Evropës
23 Nëntor 2024, 11:23
-
“Wir schaffen das”: Jehu i politikës së Merkelit në Ballkanin Perëndimor
27 Tetor 2024, 18:26
-
Skulptura e Angela Merkel e ‘zhveshur’ në dëborë shkakton debat të fortë në Gjermani
20 Janar 2024, 13:51
-
Gjermania në krizë buxhetore: Çfarë është në rrezik
25 Nëntor 2023, 08:29
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
Kina dhe Gjermania më shumë rivalë se sa partnerë
14 Korrik 2023, 09:27
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09