Rritja e rasteve të reja, Greqia drejt një lockdown-i tjetër

Rritja e rasteve të reja, Greqia drejt një lockdown-i tjetër

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 dhe veçanërisht të rasteve me variantin e ri, ka bërë që Greqia të marrë masa të reja kufizuese.  Një pjesë e madhe e qyteteve nisur nga dita e sotme do të fillojnë shtetrrethim të ngjashëm me atë të muajit Mars.  

Masat e reja do të hynë në fuqi në Atikë, Selanik dhe Halkidiki dhe konsistojnë në një ndalim të lëvizjes nga ora 6 pasdite deri në orën 5 të mëngjesit gjatë fundjavave si edhe mbyllje të një pjesë të madhe të bizneseve.

Bizneset e vetme që lejohen të operojnë do të jenë supermarketet, furrat e bukës, pikat e karburantit dhe farmacitë, ndërkohë shkollat ​​do të vazhdojnë të funksionojnë me mësimin në distancë. Masa të ngjashme hyjnë në fuqi edhe në Patra, Halkida, Agios Nikolaos, Mykonos dhe Santorini.

Parukeritë dhe qendrat e bukurisë, autoshkollat(KTEO), agjencitë e basteve OPAP dhe gjykatat nuk do të lejohen të veprojnë. Shkollat ​​dhe çerdhet gjithashtu do të mbesin të mbyllura.

Për më tepër, që nga e Shtuna, hyrja dhe dalja nga këto komuna do të lejohet vetëm për qëllime pune, ndërsa aktiviteti i ndërtimit pezullohet për pesë ditët e ardhshme.

Megjithatë masat e reja nuk kanë kaluar pa diskutime të shumta mes ekspertëve të cilët e kanë parë si të panevojshëm mbylljen e shkollave në disa zona.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?