Rritja e rasteve të reja me Delta rikthen maskat në SHBA

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara rekomanduan që amerikanët e vaksinuar plotësisht t’i kthehen vendosjes së maskës në ambiente të mbyllura, për shkak të rritjes së rasteve të reja kryesisht nga varianti më ngjitës i koronavirusit, Delta.

CDC rekomandoi po ashtu që të gjithë nxënësit, mësuesit dhe stafi në kopshte dhe në shkolla të mbajnë maska, pavarësisht nga statusi i vaksinimit dhe theksoi se një përfundim i tillë u arrit bazuar në prova nga disa shtete të tjera.

Njoftimi paraqet ndryshim të politikës së miratuar në muajin maj, kur miliona amerikanë të vaksinuar i hoqën maskat e fytyrës, përveç në transportin publik dhe spitale.

Drejtorja e Qëndrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky tha se edhe pse efikasiteti i vaksinave mbetet i lartë ndaj variantit Delta, “të dhëna të reja tregojnë se, në raste të rralla disa njerëz të vaksinuar mund të jenë ngjitës dhe ta përhapin virusin te të tjerët”.

Presidenti amerikan Joe Biden, theksoi se  "Njoftimi i CDC bën të qartë se mbrojtja më e madhe që kemi kundër variantit Delta është të vaksinohemi."

Ai tha se shpresonte që njerëzit në zonat e prekura do të ndiqnin udhëzimet e reja CDC, duke vënë në dukje se ai do ta ndiqte këtë.

Shtetet e Bashkuara janë duke regjistruar një mesatare shtatë ditore prej 57,000 rastesh të të infektuarve. SHBA ka regjistruar mbi 34.5 milion infeksione që nga fillimi i pandemisë, nga të cilët 600,000 kanë humbur jetën.

Rreth 49 për qind e popullsisë amerikane është plotësisht e vaksinuar dhe pothuajse të gjitha vdekjet dhe shtrimet në spital janë në mesin e njerëzve të pa vaksinuar. Javën e kaluar, autoritetet shëndetësore amerikane thanë se varianti delta përfaqëson mbi 80% të infeksioneve të reja.

Punonjësve federalë mund t’iu kërkohet të tregojnë dëshmi se janë vaksinuar kundër koronavirusit ose do t’i nënshtrohen testimit të përditshëm dhe do të mbajnë maska.

Autoritetet vendosën të hënën të mbajnë kufizimet ekzistuese në udhëtimet ndërkombëtare. Aktualisht SHBA ndalon hyrjen nga shumica e qytetarëve jo-amerikanë që kanë qenë në Mbretërinë e Bashkuar, 26 kombet të zonës Shengen, Irlandës, Kinës, Indisë, Afrikës së Jugut, Iranit dhe Brazilit brenda dy javëve të fundit.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Free Speech: 28/07/2021 09:51

    "pothuajse të gjitha vdekjet dhe shtrimet në spital janë në mesin e njerëzve të pa vaksinuar" - kjo eshte plotesisht genjeshter. Ju lutem te kontrolloni faktet para se ti publikoni ato. shikoni te dhenat e izraelit per hospitalizime te vaksinuarish dhe jo. https://datadashboard.health.gov.il/COVID-19/general

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda