Rritja e tarifave dentare/ Gazetarja Loga: Të shihen të gjitha shtresat! Stomatologia Bidaj: Të vendoset dhe çmim tavan

Rritja e tarifave dentare është diskutuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv. E ftuar në studio gazetarja e ekonomisë Ledina Loga shprehet se tarifat duhet të jenë të përballueshme për të gjithë qytetarët në të gjithë vendin duke marrë në konsideratë të gjitha shtresat e popullsisë.

Ne kur flasim nuk është vetëm kontrolli i bllokut. Po një person që do shkojë të marrë shërbime në Bulqizë për shembull, atje nuk mund të paguajë 40 mijë lekë për një mbushje të gradës së dytë. E zëmë se ka 220 mijë lekë të ardhura aq sa është paga minimale, bie që pak a shumë për 2 mbushje të shkojë 1/3 e pagës minimale. Unë mendoj që nuk është normale, nuk duhet të ishin vendosur çmimet dysheme. Duhen marrë në konsideratë të gjitha shtresat e popullsisë dhe të gjitha qarqet e vendit që nuk kanë këtë nivel jetese.

Ledina Loga, gazetare ekonomie

Gazetarja e ekonomisë Ledina Loga në studion e "Rreze Dielli"

Loga tha gjithashtu se aplikimi i rritjes nuk e përmirëson cilësinë aktuale të shërbimeve dentare por duhen kryer kontrolle të tjera.

Unë mendoj që vendosja e çmimeve dysheme nuk e përmirëson cilësinë e materialeve që do të marrë dentisti, pra duhet që të bëhen kontrolle të tjera. Dhe ky kontroll nuk mund të bëhet me vendosjen e nje çmimi tavan, sepse dentistët mund të marrin sërish materiale të këqija dhe të aplikojnë çmime të shtrenjta.

Ledina Loga, gazetare ekonomie

Ndërkaq, për stomatologen Arisa Bidaj, vendosja e këtyre çmimeve dysheme është e nevojshme pasi nuk lejon abuzimet nga klinikat dentare që ulin qëllimisht çmimet, por në të njëjtën kohë duhen vendosur edhe çmime tavan në mënyrë që konsumatorët të jenë të mbrojtur.

Unë mendoj për të qenë korrekt siç mund të vendoset një çmim dysheme duhet të vendoset edhe një çmim tavan, që të mos tejkalohet një çmim i caktuar dhe të mos abuzohet. Ama duhet parë në dy anë . Në rradhë të parë duhet të mos abuzohet me shëndetin e pacientit duke përdorur material shumë shumë të lira dhe çmime shumë të ulta që nuk justifikojnë kostot e klinikës dentare. Nga ana tjetër nuk duhen rritur në stratosferë pasi dihet standardi I Shqipërisë.

Arisa Bidaj, stomatologe

Stomatologia Arisa Bidaj në studion e "Rreze Dielli"

Prej fillimit të 2019-s, shumë klinika dentare në vend po aplikojnë një listë të re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë, duke i rritur ndjeshëm tarifat. Vendimi është marrë nga Urdhri i Stomatologëve që në 6 dhjetor 2018 dhe ka vënë në lëvizje një sërë instancash.

 

 

Ministria e Shëndetësisë, e ka paditur në Gjykatën Administrative këtë vendim dhe kërkon rrëzimin e tij, duke argumentuar se rritja e çmimeve dentare nuk është tagër i Urdhrit të Stomatologut ndërsa 3 ditë më parë vetë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu garantoi qytetarët se nuk do të ketë rritje te tarifave dentare.

Stomatologia Arisa Bidaj dhe gazetarja e ekonomisë Ledina Loga në studion e "Rreze Dielli"

b.ha./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot