"Rritja ekonomike për 2015, 3%" 
 FMN: Problem kreditë e këqija      

 FMN: Problem kreditë e këqija       ">
Fondi Monetar Ndërkombëtar, qeveria shqiptare dhe Banka e Shqipërisë janë në një mendje për rritjen ekonomike të viti 2015, e cila parashikohet të jetë 3 %. Në një konferencë për shtyp, shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, ministri i Financave Shkëlqim Cani, ai i Ekonomisë Arben Ahmetaj si dhe Guvernatori i Shqipërisë theksuan se ekonomia shqiptare është në rrugën e duhur megjithëse ka ende rreziqe. 

“Programi po ecen sipas planit, parashikimi i rritjes ekonomike për vitin 2015 të jetë rreth 3%. Ne kemi marrë vesh për përmbytjet, uljen e çmimit të naftës,  dy faktorë që e pengojnë rritjen ekonomike. Ka një rimëkëmbje të sistemit të brendshëm. Ecuria fiskale ka qënë në përputhje me programin, por gjithashtu ka kredi me probleme. Mirëpresim angazhimin e qeverisë për t’iu dhënë zgjidhje kredive me probleme, e mbështesim këtë plan të kordinuar dhe besoj se do ketë pasoja positive në ekonomi”, deklaroi Nadeem Ilahi. 

Shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë theksoi se nxit qeverinë të vijojë me reformën në energji. "Problemet në sektorin e energjisë i kanosen buxhetit, reforma po ecën mirë, është e nevojshme për të zvogëluar reziqet. Rezultatet deri tani janë të mirë, ka një rënie të humbejve në këtë sistem, nxisim qeverinë të vazhojë me këtë reformë", theksoi Ilahi.
 
Ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi se ekonomia dhe financat janë në rrugën e duhur. Sipas tij ka filluar epoka e uljes së borxhit. "Me masat e marra nga qeveria janë ulur risqet ndaj ekonomisë. Do të vazhdojë lufta kundër evazionit fiskal dhe informalitetit", theksoi Cani. 

Në takim edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomikm, Arben Ahmetaj theksoi se reforma në energji ka dhënë rezultate të mira. Fjala e ministrit Ahmetaj në konferencen FMN

Nga ana tjetër Guvernatori i Bankes së Shqipërisë, Genti Sejko tha se BSH gjykon se reformat duhet të vazhdojnë. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Protesta më e madhe nga nisja e luftës në Rripin e Gazës! Mijëra izraelit bllokojnë Tel Aviv-in kundër Netanyahut

Protesta më e madhe nga nisja e luftës në Rripin e Gazës! Mijëra izraelit bllokojnë Tel Aviv-in kundër Netanyahut