Kriza energjetike, rritje e çmimeve për familjeve dhe biznesit të vogël në Itali, 30% më shumë energjia elektrike dhe +15% gazi (por për gazin qeveria përgjysmon tvsh)

Itali, rritja e paralajmëruar nga tregjet globale për energjinë elektrike dhe gazit, tashmë ka mbërritur edhe në faturat e familjeve italiane dhe bizneseve të vogla.  Nga 1 tetori do të llogaritet për çdo faturë një rritje e energjisë elektrike me gati 30% dhe e gazit me rreth 15%

Autoriteti energjetik në Itali Arera i krahasoi kostot e furnizimit me gaz - të çmendura në të gjithë botën nga rritja e kërkesës, nga mbyllja ekologjike e fushave, nga ngadalësimi i investimeve, nga truket komerciale të Rusisë, nga dyfishi apo edhe trefishi i çmimeve të karbonit në tregun evropian.

Është pikërisht rritja e kostos së gazit ajo që ka shkaktuar një rritje të kostos së energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar ku energjia prodhohet pikërisht me metan.

Për të zbutur rritjen e çmendur të çmimeve, autoriteti italian i energjisë anuloi përkohësisht disa kosto të sistemit që përballonin kompanitë e energjisë elektrike dhe rriti bonusin social me 500 milionë euro për familjet në vështirësi më të mëdha ekonomike, falë dekretit urgjent të Qeverisë.

Por kjo nuk mjafton: TVSH -ja për gazin, e cila është subvencionuar me 10% prej vitesh, është përgjysmuar në vetëm 5%.

 

K.T./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja