Rritje e lehtë e temperaturave dhe ditë me diell, parashikimi i motit për sot

Rritje e lehtë e temperaturave dhe ditë me diell, parashikimi i motit për sot

Foto ilustruese

Për ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe të izoluara në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër. Më pas për pjesën tjetër të ditës mot kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore  2 deri 17°C

në zonat e ulëta 3 deri 21°C

në zonat bregdetare 5 deri 21°C

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë