Rritje e ndjeshme temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Këtë të diel vendi ynë do të vijoj të ndikohet nga vlerat e larta barike të cilat do të diktojnë mot të qëndrueshëm në Shqipëri, ku paraditja do të jetë me kthjellime në ultësirën perëndimore dhe kalim vranësirash në pjesën tjetër të territorit. Por në orët vijuese vranësirat e lehta do të shfaqen edhe në zonën e ulët, duke e lënë bregdetin në dominimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

J.SH./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të humbasin vitin akademik?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Nuk mori votat e parashikuara më 25 prill, dorëhiqet nga LVV Bojken Abazi