Rritje e rasteve me COVID-19 në Evropë, OBSH paralajmëron për tejmbushje të spitaleve

Përhapja e Covid-19 në Evropë po rritet orë pas ore, ku Francë dhe Spanja tanimë kanë kaluar shifrën e një milion të infektuarve, ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin se vendet po përballen me fluks të rënduar pacientësh, duke iu ofruar kulmit maksimumit të të prekurve dhe kolapsin e sistemit shëndetsor.  

Franca, një nga dy shtetet, që vendosi shtetrrethimin duke detyruar popullsinë e saj prej rreth 46 milionë banorësh të ndjekin masa edhe më të rrepta kundër përhapjes së infeksionit, ka tejkaluar 1 milion të infektuar pas një rritje tjetër rekord të premten.  Ndërkohë që presidenti francez gjatë një vizite në një spital, u shpreh se Francës do t’i duhet të jetojë më Covid-19 të paktën deri në verën e ardhshme.

Macron, tha se për momentin nuk ka në plan të reduktojë shtetrrethimet e vendosura për t’i bërë ballë virusit.

“Kur dëgjoj shkencëtarët, me të cilët nuk has në mosmarrëveshje kur komunikoj, mund të them se presim që kjo situatë të zgjasë të paktën deri në verën e ardhshme. Çështja është se si të bashkjetojmë me virusin gjatë kësaj periudhe”,  tha presidenti francez.

Gjermania  po ashtu, kaloi të shtunën pragun e 10 mijë viktimave nga Covid-19. Ndërkohë që në lindje të Evropës, dhjetëra shtete po ashpërsojnë masat në përpjekje për të ulur prirjen e infeksionit dhe kontrolluar pandeminë.

Në Belgjikë, situata cilësohet si alarmante teksa vendi po vuan nga një rritje e konsiderueshme e numrit të të infektuarve, duke detyruar anulimin e të gjitha operacioneve apo konsultave jo-emergjente nëpër spitale, gjë e cila ka rritur shqetësimin e ekspertëve për ndikimin në shtimin e vdekjeve shtesë.

Situatë e tensionuar paraqitet edhe në Holandë ku autoritetet kanë thënë se në rast se prirja vijon me intensitetin aktual, në fund të nëntorit do të duhet të përshtatin shërbimet e treçerekut të spitaleve.

Prej fillim-vitit 2020, kur Evropa u përfshi nga pandemia e COVID-19, numri i personave të prekur në gjithë kontinentin ka shkuar në rreth 8.2 milionë, prej së cilëve 258 mijë kanë humbur jetën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja