‘Rritje pagash e ulje taksash në mandatin e tretë’/ PD-Ramës: As vetë nuk i beson këto që thua! Ne do fillojmë anëtarësimin në BE (VIDEO)

TIRANË- Premtimet e dhëna ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama për rritje pagash dhe ulje taksash, për Partinë Demokratike janë fjalë boshe. Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, në një reagim fill pas prezantimit të objektivave tërësore për ekonominë të qeverisë, tha se as Rama nuk i beson premtimeve që thotë vetë.

“Kryeministri nё largim, pas 8 viteve dёshtime, Rama sёrisht iu drejtua shqiptarёve me premtime boshe. Edhe vetё Rama nuk i beson mё vetes sё tij dhe atyre qe thote.  Cdo shqiptar e ka te qarte se Rama ka dёshtuar dhe e ka bllokuar Shqipёrinё nё 8 vite. Ai nuk mund tё sjellё ndryshimin aq shumё tё nevojshёm pёr vendin. Ndёrsa vende tё ngjashme me ne, arritёn tё kishin sukses, Shqipёria dёshtoi pёr shkak tё Edi Ramёs”, tha Garo.

Për PD-së, ndryshimi do të vij pas 25 prillit, duke premtuar integrimin e vendit në BE.

“Të gjithë shqiptarët e kanë të qartë që vendi ynë nuk mund të vazhdojë kështu.  Njerëzit që do ta sjellin ndryshimin jeni ju! Te gjithe qytetaret e Shqipërisë që do të dilni të votoni më 25 prill do votojne për ndryshimin, për shpresën, per nje te ardhme më të mirë për Shqipërinë. Ne do të fillojmë procesin më të rëndësishëm për Shqipërinë: anetaresimin në Bashkimin Europian. Do të marrë kohë, por ne do ta bëjmë realitet. Ёshtё koha pёr ndryshim. Sёbashku ne do tё sjellim ndryshimin dhe Shqipёria do tё fitojё”, përfundoi Garo.

Kryeministri Edi Rama premtoi sot zero tatim mbi pagën deri në 40 mijë lekë që zbatohet nga janari 2022 me bindjen se PS do të fitojë mandatin e tretë. Ndërkohë për pagat 40 mijë deri në 250 mijë lekë tatimi ulet në 13% dhe 23% do të paguajnë vetëm ata që marrin pagë mbi këtë vlerë. Teksa premtoi sërish rritje pagash për mësuesit e mjekët, Rama tha se nuk do të ketë asnjë rritje për deputetët e ministrat deri në 2025.  

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë