Në vendin tonë pritet që të ketë mot të kthjellët, ndërkohë që temperaturat do të jenë në rritje në vlerat minimale dhe maksimale.
Sipas MeteoAlb zhvillimi i një qendre të presioni të larte atmosferik mbi Ballkanin perëndimor do të diktoje mot të kthjellët dhe kalime të pakta vranësirash në vendin tonë, ku deri në orët e pasdites pritet që kthjellimet të jenë dominante në pjesën më të madhe të vendit. Por në orët vijuese vranësirat do të shtrihen në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 9°C mëngjesi deri në 28°C mesdita.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor –Jugperëndimor duke sjell në brigjet e detare dallgëzim 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Gadishulli Iberik, Rajoni i Ballkanit dhe Lindja e kontinentit MBETEN me kthjellime dhe vranësira, KU në Europën Lindore vranësirat do të jenë të shumta. Ndërsa Gadishulli Skandinav dhe Britania e Madhe VIJOJN me mot të paqëndrueshëm, KU do të ketë rrebeshe të konsiderueshme shiu. Po ashtu, Europa Qëndrore paraqitet me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu