Orët e para të ditës janë dominuar nga kthjellimet në të gjithë Shqipërinë. Pasditja dhe nata sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të shpeshta vranësirat paraqiten në zonat jugore-juglindore, sipas meteoalb.
Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimumi deri në 18°C maksimumi.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.
Rajoni dhe Europa; Vijon moti i kthjellët në Rajonin e Mesdheut, po ashtu me alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta paraqet Europa juglindore dhe Veriore. Ndërsa vranësira të dendura dhe shira dominojnë në ishujt Britanikë dhe Europën Qëndrore. Gjithashtu me reshje dëbore vijojnë vendet e Europës Lindore.