Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku një banesë ka shpërthyer në flakë për shkak të rrjedhjes së bombolës së gazit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 24 Maj të qytetit bregdetar. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur asnjë person të lënduar por vetëm dëme materiale. E zonja e shtëpisë, Bukurie Isufi ka qenë duke gatuar kur ka ndodhur rrjedhja e gazit që më pas ka marrë flakë, por ajo ka arritur të largohet.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe nuk i kanë lejuar të shkaktojnë dëme më serioze që mund të kishte pasoja edhe në njerëz.
Komento