Kati i 10 i një pallati në Lezhë është përfshirë në flakë ditën e sotme.

Zjarri i rënë në rrugën e Shtrausit është shkaktuar nga rrjedhja e një bombole gazi. Gjatë tentativës për të shuar zjarrin ka pësuar djegie kryefamiljari i cili është derguar në spital për mjekim.

Në momentin e zjarrit pjesëtarët e familjes kanë qenë brenda baneses dhe zjarri është shfaqur në ballkonin e shtëpise ku ishte dhe bombola e gazit.  Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.