ELBASAN- Një banesë në qytetin e Elbasanit është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve zjarri ka rënë në një banesë private në afërsi të spitalit psikiatrik "Sadik Dinci".

Mësohet se shkaku i zjarrit është bërë rrjedhja e bombulës së gazit. Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arritur që të shuajë zjarrin në një kohë të shpejtë.