Rrjedhja e informacionit, Visho Ajazi
“sekuestron” telefonat e SHIK-save
Pas publikimit të lajmit se kreu i SHISH ka përgjuar disa persona të rëndësishëm si kryetarin e Komisionit të Sigurisë Spartak Braho, drejtoreshën e Doganave, Elisa Spiropali etj.
TIRANE- Pas publikimit të lajmit se kreu i SHISH ka përgjuar disa persona të rëndësishëm si kryetarin e Komisionit të Sigurisë Spartak Braho, drejtoreshën e Doganave, Elisa Spiropali etj, drejtuesi i këtij institucioni
Visho Ajazi Lika ka lëshuar një qarkore të brendshme ku i ndalon të gjithë punonjësit e SHISH që të përdorin telefona celularë. Sipas “Top Channel” qarkorja e lëshuar nga Visho Ajazi është bërë në mënyrë elektronike në sistemin e brendshëm të institucionit, ku u kërkon që të gjithë punonjësve, që të dorëzojnë telefonat e tyre celularw në kasafortën e institucionit ndërsa telefonat e zyrës t’i mbajnë sipër tavolinës së sekretarëve të drejtorëve dhe të punonjësve sa herë bie zilja.
Por lëshimi i kësaj qarkoreje me kaq urgjencë përbën edhe një precedent të pandodhur më parë në këtë institucion, pasi agjentët nuk komunikojnë dot me terrenin dhe shpjegohet me frikën që ka mbërthyer drejtuesit e SHISH pas rrjedhjes se urdhrave që kanë shkaktuar polemika të forta për menaxhim politik të shërbimit. Ky urdhër i iniciuar nga Visho Ajazi përfshin edhe inspektoren e kryeministrit në SHISH Suela Bedeni. Për këtë urdhër të fundit burimi është njoftuar menjëherë, kryeministri Edi Rama sikurse edhe kreu komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Braho. Kontaktuar prej “Top Channel”, Braho tha se është në dijeni të qarkores të cilën e quajti si një situatë jo normale.
“Pas rrjedhjes së informacioneve nga ky institucion gjë për të cilën drejtuesit e SHISH kanë përgjegjësi, s’kanë përse ta kërkojnë tek media, por tek vetja. Ata janë mbërthyer nga sindroma e dyshimit dhe e frikës ndaj kujtdo pjesëtari të përfshirë aty si punonjës legal, për të zbuluar armiqtë e mundshëm që nxjerrin jo vetëm të ashtuquajturat sekrete por edhe veprimet e paligjshme të drejtuesve të SHISH”, ka theksuar kryetari i Komisionit të Sigurisë.
Shkrimi u publikua sot (12.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7690
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve
24 Nëntor, 14:26
-
'Fitorja jonë në 2025, jo vendimtare, por përfundimtare', Rama nga Londra: Të shpëtojnë opozitën nga pengmarrësit e diskretituar nga historia
24 Nëntor, 14:23
-
'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion
24 Nëntor, 14:21
-
Vrasja e 14 vjeçarit, Rama: Po përdoret në luftën për pushtet! Po motivohen protesta partish të maskuar si revolta qytetare
24 Nëntor, 14:14
-
Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani
24 Nëntor, 14:00
-
Rama akuzon PD-në: Nxit akte anti-shqiptare në tokë të huaj
24 Nëntor, 13:57
-
LIVE-Turi me diasporën/ 'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana! Po motivohen protesta kundër qeverisë
24 Nëntor, 13:55
-
Rama në Londër kritika Braverman: Ish-ministrja e Brendshme i quajti shqiptarët pushtues! Ju jeni kontrubues
24 Nëntor, 13:47
-
Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini
24 Nëntor, 13:36
-
Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën
24 Nëntor, 13:32
-
Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve
24 Nëntor, 13:29
-
Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin
24 Nëntor, 13:16