Nga PD pati rrjedhje gjatë votimit për Rucin, pasi shkuan dy për kryetarin e ri, por Gent Strazimiri nuk mendon kështu.
 
Deputeti i PD, akuzon se votat janë shtuar nga Komisioni i Numërimit, ku e djathta pati rrjedhje.
 
“Vetëm 2 vota tepër? Prisja me shume nga "shokët" e Komisionit të numërimit.... "Realizimi I planit" vetëm 102%...?!” shkruan ai në Facebook.
 
Ruçi mori 74 votat e PS, 3 të PDIU, një të PSD, Tom Doshi dhe dy vota nga PD.


dy.b/shqiptarja.com