Rrjeta e peshkarexhës kapi kufomën e një mashkulli, ku po fokusohen hetimet për identifikimin e tij

DURRES - Një lajm i tmerrshëm ishte ai i djeshmi ku rrjeta e një anije peshkimi kapin kufomën e një mashkulli, që vijon të jetë ende i paidentifikuar nga policia. Ngjarja ndodhi rreth 4 milje larg Durrësit, ku peshkarexha "Emiljano" dha sinjal në policinë kufitare të Durrësit pas evidentimit të kufomës. Viktima, e dekompozuar dhe me gjymtyrë shumë të dëmtuara të dekompozuara nga lagështira, ishte mbështjellë me natriban, dhe kjo ka bërë që policia të ngre dyshime të forta se mund të kemi të bëjmë me vrasje.

Gazetari i Report Tv Artur Korriku, raporton se një ditë pas kësaj ngjarje po kryhen të gjitha veprimet sipas procedurës ligjore. Po ekzaminohet kufoma për të zbuluar shenja të veçanta sikurse janë dhëmbët apo shenja të tjera.

Report Tv mëson se do të njoftohen familjarët e personave të zhdukur brenda dhe jashtë qarkut të Durrësit për të bërë të mundur identifikimin e kufomës.

Kufoma do të dërgohet në morgun e Tiranës ku do të jetë në dispozicion të laboratorit shkencor sepse do t'i bëhet edhe analiza e ADN, bëjnë me dije nga grupi hetimor.

 Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore duhet të ketë më shumë se muaj në det. Dyshohet që ai të jetë mbytur, megjithatë nuk përjashtohet pista që ai të jetë vrarë dhe më pas të jetë hedhur në det për të humbur gjurmët.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja