Rrjetet amerikane heqin nga listat filmin klasik “Bashkë me erën” pas protestave anti-racizëm

Rrjetet amerikane heqin nga listat filmin klasik “Bashkë me erën” pas protestave anti-racizëm

Një nga filmat më të njohur klasikë amerikanë “Gone with The Wind” (Bashkë me erën) është hequr përkohësisht nga platforma kryesore dixhitale e vendit prej portretizimit pozitiv ndaj skllavërisë, në momentin kur pas vrasjes së George Floyd, SHBA duket se ka nisur të bëjë një rivlerësim të vlerave kulturore.

Filmi epik për luftën civile në SHBA me aktorët Clark Gable në rolin e Rhett Butler dhe Vivien Leigh në rolin e Scarlett O’Hara, bazohet në romanin e shkruar tre vjet më parë nga Margaret Mitchell.

Ai tregon historinë e turbulluar të dashurisë gjatë Luftës Civile dhe Rikonstruksionit dhe prej kohësh ishte kontestuar pasi zbukuronte tmerret e skllavërisë në jugun e SHBA.

Dje skenaristi i tij John Ridley, shkruante në Los Angeles Times se filmi duhet hequr perfundimisht.

“Nuk është se vetëm ka mangësi. Filmi i thurr lavde jetës së Jugut të SHBA ku lulëzonte skllavëria. Edhe kur filmi nuk portretizon tmerret e skllavërisë, ai krijon stereotipe shërbëtorësh për njerëzit me ngjyrë”, tha Ridley.

Filmi është kritikuar gjithashtu pasi në një sekuencë përdoret fjala më ofenduese për afro-amerikanët “nigger”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë