Rrjeti rus shpërndante lajme të rreme
në Facebook,mbyllen 470 llogari 

Rrjeti rus shpërndante lajme të rreme<br />në Facebook,mbyllen 470 llogari 
Drejtorët e sigurisë të Facebook kanë zbuluar një rrjet të mirëorganizuar nga Rusia që shpërndanin lajme të rreme, përçarëse dhe politike në favor të Kremlinit.

Raportohet se janë shpenzuar 100.000 dollarë për më shumë se 3.000 reklama përgjatë një periudhe kohe 2-vjeçare. Postime e sponsorizuara ne Facebook lidheshin me komente dhe shkrime për emigracionin, racën apo të drejtat e njeriut.

Lajmet shpërndaheshin përmes 470 llogarive të hapura në Facebook.

Rrjeti më i madh social në botë Facebook, i ka shpallur luftë atyre që njihen si Fake News përfshi postimet me karakter propagandues të ekstremizmit.

Facebook i konsideron të tilla postime si shkelje të hapur të rregullave e kushteve të kompanisë.

Drejtuesit e Facebook besojnë se profilet janë krijuar nga ajo që njihet Agjencia e Kërkimit në Internet. 

Ky grup e ka qendrën në Shën Peterburg dhe është bërë i njohur për bombardimin e rrjeteve sociale me mesazhe pro-Kremlinit.

Alex Stamos, personi përgjegjës për sigurinë e gjigantit të mediave sociale tha se profilet abuzive tani janë mbyllur që të gjitha

“Facebook”-u po bashkëpunon për këtë çështje me Robert Mueller, prokurori që drejton hetimin mbi ndërhyrjet ruse gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës në Shtetet e Bashkuara” deklaroi Stamos.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza