TIRANE- Zbulohen dokumenta të tjera, që tregojnë se si kompania “Billa General Works”, kryen kalimin e shqiptarëve nga Shqipëria në Guinenë Ekuadoriale në Afrikë, duke i përdorur ata në ndërtimin e një hoteli. Gazeta “Shqiptarja.com”, zbulon se shqiptarët pasi nënshkruajnë një kontratë pune me kompaninë në fjalë dhe cilësohen si punonjës të kësaj kompanie, dërgohen në Afrikë me urdhëra-shërbimi.
Një mekanizëm i tillë ka ndodhur thuajse për rreth 110 shqiptarët që kanë shkuar në Afrikë, ndërkohë që gazeta ka zbuluar rastin e Laver Shahaj, i cili ka firmosur në 15 shtator të 2012, duke pranuar të shkonte me shërbim në Afrikë, për llogari të kompanisë së sipërcituar. Të gjitha janë përgatitur në detaje, ku është siguriuar dhe bileta e avionit dhe pasaporta, ndërkohë që sapo ka zbritur në aeroportin e shtetit të Guinesë Ekuadoriale, atëherë gjithçka ka ndryshuar pasi, Shahajt dhe punonjësve të tjerë u meren dokumentat.
Punësimi në hotel
Teksa shkojnë në Guinenë Ekuatoriale, shqiptarët fillojnë punën në një godinë shumë të madhe, foto të së cilës Shqiptarja.com disponon. Pikërisht ndërtesa që po ndërtohet në Guine, duket se do përdoret për shërbime hotelerie, ndërkohë sipas Laver Shahaj, në këptë ndërtesë kanë filluar punë normalisht dhe më pas janë detyruar të punojnë edhe pse, puntorët kanë qënë në gjëndje shumë të rëndë shëndetësore. Pikërisht në këtë ndërtesë janë kryer punime të ndryshme, ndërkohë pas përfundimit të orarit të punës, punonjësit transportoheshin disa kilometra më larg, ku qëndronin në baraka.
Në këto të fundit jetesa ishte shumë e vështirë, për shkak edhe të kushteve shumë të rënda. “I gjithë ambjente ishte i rrethuar me mushkonja infektive, ndërkohë nuk kishte kushtet më minimale për të jetuar”-shprehet Shahaj. Ky i fundit tregon se kanë kërkuar vazhdimisht përmirësimin e kushteve, por në fakt në asnjë rast administratorët e firmës, nuk kryenin investime, duke i lënë puntorët shqiptarë të qëndronin në mjedisë të pista, duke rrezikuar sëriozisht jetesën.

Në Foto: Faksimile e urdhërit të shërbimit
Shkrimi u publikua sot (01.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
(Ne foto: Laver Shahaj)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ja firmat e rrjetit te punësimit nga Vlora në Guinenë Ekuatoriale