Me dy dhurata në duar për dy fëmijët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar familjen Dumi në Vaqarr. Familja Dumi është futur në shtëpi të re, të cilën e ka përfituar nga programi i rindërtimit. Kryebashkiaku Veliaj tha se pavarësisht se në këtë periudhë shumica e qytetarëve janë me pushime, qeveria dhe Bashkia po kujdeset që të mbarojnë edhe shtëpitë e fundit të dëmtuara nga tërmetet.
“Njerëzit po përgatiten për të shkuar me pushime, ndërkohë që për ne të Bashkisë korriku-gushti janë muajt më të vështirë sepse hapim të gjithë kanalet, shtrohet asfalti, rregullojmë shkollat që hapen në shtator, kopshtet, çerdhet dhe vazhdojmë me procesin e rindërtimit. Siç ka lënë porosi kryeministri, deri tek shtëpia e fundit. Nuk do të gjejmë rehat deri sa të mbarojë edhe shtëpia e fundit edhe të sigurohemi që secili është futur në një banesë të re”, pohoi Veliaj.
Ai nënvizoi se teksa vijon puna për ndërtimin e disa shkollave të reja në periferi të Tiranës, edhe në qendër po ndërtohen 10 shkolla të reja. Veliaj garantoi qytetarët që kur të kthehen nga pushimet do gjejnë shumë punë të përfunduara dhe shkolla të reja me kushte moderne ku fëmijët të nisin mësimin në shtator.
“Do vijojë puna për shkollat në periferi si: shkolla në Pezë, Pezë të vogël, Pezë-Helmes, në Vaqarr. Ndërkohë që do të vazhdojmë me shkollat në qendrat më të urbanizuara dhe më të populluara të Tiranës. Do të hapen 10 shkolla të reja edhe në qendër të Tiranë. Duke filluar nga shkollat e reja në Don Bosko, 'Vaçe Zela', 'Kristo Frashëri'. Shkollat e reja që ne kemi në Kodër-Kamzë, 'Nënë Tereza' dhe 'Kenedy', shkolla e re 'Andrea Stefani', kemi edhe shkollën e re “Qazim Turdiu”, “Hasan Vogli” është gjithashtu një shkollë e re. Gjithashtu kemi disa shkolla të tjera në të cilat po punohet për përmirësimin e kushteve", u shpreh Veliaj.
Kryefamiljari Hut Dumi u shpreh mirënjohës për të gjithë punën e bërë në një kohë kaq të shkurtër.
“Është diçka e pavdekshme për mua, është historike. Ju falënderoj me gjithë zemër”, tha Dumi.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11356
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK çon autorizimin tek Burgjet, vetëm familjarët mund të vizitojnë Veliajn në paraburgimin e Durrësit
17 Shkurt, 16:20
-
Tiranë/ Italia e kërkonte për organizatë kriminale dhe trafik kokaine, kapet për ekstradim 44-vjeçari me dy identitete! I dënuar me 5,5 vite burgim (EMRAT)
17 Shkurt, 15:58
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
Tiranë/ Posedim dhe shitje kokaine, 5 të arrestuar në pak orë në kryeqytet
17 Shkurt, 15:15
-
Ikona e teatrit dhe kinemasë, Robert Ndrenika mbështet Veliajn: Në 83 vite jetë, Tirana kurrë nuk ka qenë më mirë
17 Shkurt, 14:52
-
Tiranë/ Thyente xhamat e makinave dhe vidhte paratë e sende personale, arrestohet 29-vjeçari (VIDEO)
17 Shkurt, 13:55
-
Arrestimi i Veliajt, Ilir Yzeiri në Report Tv: Hetimi nisi me një letër anonime banale! SPAK nuk merret me 21 janarin apo Gërdecin por me blerjet online të gruas së kryebashkiakut
17 Shkurt, 13:49
-
Dosja për vrasjen e Martin Canit! Si lindi sherri brenda ‘Fan Nolit’, pas grushteve në shkollë 14-vjeçari u kërcënua me ‘buqetë lulesh’
17 Shkurt, 13:46
-
Debate në Kuvend për arrestimin e Veliajt/ Bardhi: Ministri Hoxha të japë dorëheqjen, gënjeu për tubimin para GJKKO! Gjonaj: Lënia e Bashkisë pa kryetar në prag të zgjedhjeve, e padrejtë
17 Shkurt, 12:39
-
Nën hetim nga SPAK, reagon bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa: Nuk kam lidhje me kukulla me fustane dhe bizhuteri prej 800 mijë eurosh, në 10 vjet kam shpenzuar vetëm 75.025 euro!
17 Shkurt, 12:17
-
I vuri ‘ultimatum’ Ramës, vetë shkoi me militantë e kërcënoi SPAK! Berisha: Do ta shkrijmë pas 11 majit! Prokurorët do burgosen! Protestat e mia demokratike, të Veliajt 'grusht shteti'
17 Shkurt, 10:01
-
VIDEOLAJM/ Pavarësia e Kosovës, flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në sheshin 'Nënë Tereza'
17 Shkurt, 09:47