RROGOZHINË – Partia Demokratike e ka zhvilluar fushatën elektorale në mbrëmje, në qytetin e Rrogozhinës. Në këtë qytet floën për fitoren e ardhshme të PD-së, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Kryeministri sërish foli për çështjen më të atakuar të kësaj fushate, taksat. "Rama ju mashtron e ju servir taksën progresive", - tha ai, - "por e ndershme mbi tokë është vetëm taksa e të dhjetave, që shkruhet edhe në librat e shenjtë! Sot, tvsh në vend paguajnë 27 mijë biznese, kurse të tjerat janë në autobusin e Ramës. Ai ka shpallur se do heqë taksat për 5 ushqimet bazë. Heqja e taksës për 5 ushqimet bazë, qumështin, vezët, grurin, miellin, mishin, është shkatërrimi përfundimtar I djersës që ju keni derdhur për ndërtimin e fermave tuaja. Po u hoq ajo, prodhuesit e mëdhenj të botës, Ukraina, Kanadaja,Argjentina, do sjellin grurin në Shqipëri 20% më lirë dhe vendet e BE-së do sjellin anijet me kontenierë, qumështin e djathit dhe ato tuajat të mbeten në shtëpi. Vezët tuaja s’do kenë më vlerë, se vezët e pularive gjigande të Evropës do konkurojnë dhe do lënë stok, prodhimin tua. Ne do bëjmë gjithçka për t’ju mbrojtur, sepse ju vetëm 4 vjet keni që merrni subvencion, kurse të tjerët kanë vite që marrin miliona euro subvencione".
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com